PSG kërkon Anelkan

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 15:56
Paris St Germain është i gatshëm të paraqet ofertë për sulmuesin e Chelseas Nicolas Anelka pasi menaxheri i gjigantit londinez Andre Villas-Boas pranoi se francezi do të largohet nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni.
Anelka ka edhe 10 muaj në kontratën e tij aktuale dhe do të kërkon klub të ri në verën e vitit të ardhshëm. 33 vjeçari ende konsiderohet i dobishëm nga Chelsea por ka humbur vendin në formacionin bazë pas ardhjes së Fernando Torresit.
PSG kërkon Anelkan dhe formimin e një dysheje sulmuese me Dimitar Berbatovin e Manchester Unitedit, tjetër objektiv i klubit francez.