E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham 'blindon' Modricin

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 17:12

Tottenham shpreson të siguron shërbimet e mesfushorit Luka Modric në kontratë të re. Ylli kroat ishte në qendër të spekulimeve rreth transferimit në Chelsea gjatë verës por ofertat e ardhura u refuzuan nga drejtuesit e Tottenhamit.

Menaxheri Harry Redknapp ka bërë të ditur se presidenti Daniel Levy do të bisedon me Modricin rreth një marrëveshjeje të re.

“Mendoj se presidenti do të ulet për të biseduar me Lukan rreth kontratës së tij” tha Redknapp pas fitores 4-0 ndaj Liverpoolit të dielën ku Modric realizoi golin e parë. Modric ka kontratë me Tottenhamin deri më 2016.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›