Reja nuk lëviz nga Lazio

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 15:15
Trajneri i Lazios Edy Reja nuk ka ndërmend të paraqet dorëheqje nga detyra pas rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e fundit.
Skuadra romake barazoi në shtëpi 2-2 me Vasluin në Europa League të enjten ndërsa të dielën pësoi disfatë në shtëpi 1-2 nga Genoa.
Por, Reja nuk planifikon të largohet nga posti i tij aktual ka insistuar menaxheri i tij Marko Naletilic.
“Pozita e tij mbetet e njëjta si gjithmonë, Reja nuk lëviz nga Lazio” tha Naletilic për Radio Mana Mana Sport.