E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameruni e dënon Eto’on për 15 ndeshje

Samuel Eto’o është dënuar për 15 ndeshje nga Federata e Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) për rolin e tij në bojkotin e futbollistëve.

Rebelimi erdhi si rezultat i mosmarrëveshjeve rreth bonuseve pas një gare në Marok në nëntor dhe u përcoll me anulimin e një miqësoreje kundër Algjerisë. Kapiteni i Kamerunit, Eto’o, 30 vjeç, ka 10 ditë kohë për tu ankuar ndaj dënimit.

Edhe zëvendës kapiteni Enoh Eyong është dënuar, por me dy ndeshje, ndërsa Benoit Assou-Ekotto është gjobitur me 1276 funte. Vendimet janë publikuar në uebfaqen zyrtare të Federatës të premten mbrëma.

Federata shpjegoi se Eto’o është dënuar për “shkeljen e rregullave të brendshme të ekipit Kombëtar lidhur me besnikërinë dhe obligimin për pjesëmarrje në një ndeshje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›