E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City, mega-ofertë për Van Persien

Manchester City do t’i ofrojë Robin Van Persiet një marrëveshje me vlerë prej 41.6 milionë funte për t’ju bashkuar atyre gjatë verës, ka njoftuar të shtunën tabloidi britanik The Sun.

Lideri i pasur i Premierligës është i bindur se mund të transferojë yllin e Arsenalit me një ofertë prej 30 milionë funtesh.

Van Persie ka vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij me Arsenalin, ku ka pagë prej 80 mijë funtesh në javë por City i ofron atij marrëveshje katërvjeçare me vlerë prej 200 mijë funte në javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›