Tirana frenohet në Pukë, Partizani rigjen fitoren
Ndeshjet e vajtjes së turit të parë i edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë ishin thuajse nën dominimin e skuadrave të mëdha, me përjashtim të Tiranës, që në mungesë të disa lojtarëve titullarë, duket se mbërriti në Pukë për të festuar. Gramozi i vendit të dytë në Kategorinë e Parë nuk mundi t’i rezistojë superioritetit të Shkumbinit, duke humbur në shtëpi 0-2. Agim Canaj (i kritikuar së fundi në kampionat) kërkoi nga Vllaznia goleadë në Librazhd, që mundi Sopotin 4-0, e katërta fitore në Kupë kundër Sopotit në 7 ndeshje historike. Fitore në transfertë arriti edhe Teuta e Starovës: 1-0 kundër Pogradecit, në ndeshjen e 12-të historik midis tyre (7 fitore Teuta, 3 Pogradeci). Apolonia pas humbjeve në Superligë është shfryrë ndaj Dajtit: 3-0 në “Skënder Halili” në kryeqytet, në takimin e parë historik midis tyre. Besa mundi 2-0 Ilirinë e Fushë Krujës, në takimin e parë historik midis tyre. Dinamo fitoi 1-0 në Patos me Albpetrolin vendas (Kategoria e Dytë) , në të parin takim historik në Kupën e Shqipërisë. Laçi fitoi derbin me Skënderbeun -dy skuadra të Kategorisë së Parë- me rezultatin e ngushtë 2-1. Luftëtari i Andrea Çullit barazoi 1-1 në shtëpi me Kastriotin, që tashmë drejtohet nga i mirënjohuri Luan Sengla. Tirana nuk u ndahet barazimeve as në Kupën e Shqipërisë. Madje as kundër Tërbunit të Pukës, në një ndeshej që ka pasur tërësisht ngjyrat e festës: 1-1. Ky ishte barazimi i parë i bardhebluve në tre përballje historike me Tërbunin (2 fitore Tirana). Elbasani nuk mund të ndryshonte nga skuadrat e mëdha, duke fituar 3-1 ndaj një emri të njohur si Tomori, por që tani militon në Kategorinë e Dytë. Bilanci pas 14 ndeshjeve: 5 fitore Elbasani, 5 barazime e 4 fitore Tomori. Skrapari dhe Besëlidhja u ndanë në barazim 2-2 në stadiumin e Lezhës, por që konsiderohet në pikëpamjen statistikore si “shtëpia” e formacionit skrapali pas marrëveshjes midis dy ekipeve për të luajtur në Lezhë. Trajneri Vasil Bici e nisi aventurën në bankinën e Lushnjë me një barazim të bardhë në Cërrik kundër Turbinës vendase. Partizani fitoi thellësisht 5-1 në transfertë me Tepelenën, duke i mbyllur kështu llogaritë edhe pse janë ende dhe 90 minuta për t’u luajtur. Në tri përballje midis tyre: tre fitore të Partizanit, 10 gola të shënuar, 2 të pësuar
Turi i Parë
Grupi A
Gramozi-Shkumbini 0-2
Sopoti-Vllaznia 0-4
Pogradeci-Teuta 0-1
Dajti-Apolonia 0-3
Iliria-Besa 0-2
Luftëtari-Kastrioti 1-1
Albpetrol-Dinamo 0-1
Laçi-Skënderbeu 2-1
Grupi B
Tomori-Elbasani 1-3
Tërbuni-Tirana 1-1
Naftëtari-Flamurtari 1-6
Turbina-Lushnja 0-0
Skrapari-Besëlidhja 2-2
Tepelena-Partizani 1-5
Bilisht Sport-Bylis 0-1
Ada-Burreli 1-1