E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP: Obama përpara edhe në shtetet kryesore republikane

 

Sipas raportimit të “Associated Press”, demokratët në Shtetet e Bashkuara po dominojnë zgjedhjet paraprake në shtetet kyçe amerikane. Obama parashikohet të fitojë në gjashtë shtete kryesore, ku ka fituar ndjeshëm presidenti Bush katër vite më parë. Kjo e ka detyruar republikanin Mekein të nxitojë për ta kapur Obamën, ndërsa dita e votimit po afron. Demokratët i kanë kapërcyer republikanët në votimet paraprake në Iohwa, Karolinën e Veriut, Florida, Kolorado, Nju Meksiko dhe Nevada, sipas statistikave nga zyrtarët e partisë në këto shtete. Bush fitoi në të gjitha këto shtete në vitin 2004, dhe Mekeinit i duhet të fitojë në pjesën më të madhe të tyre për të deklaruar fitoren në shtypin e bardhë këtë vit. Xhorxhia, një tjetër shtet i kuq, nuk voton sipas partive por sipas racave. Rreth 1.4 milionë gjeorgjianë po hedhin votat e tyre dhe të zinjtë po votojnë në numër disproporcional. Në shumicë ata mbështesin Barak Obamën, i cili deri tani duket se do të jetë presidenti i parë i zi i Shteteve të Bashkuara. Votuesit ecin sipas linjave partiake, por treguesit paraprakë favorizojnë Obamën. Por është e paqartë nëse kjo do të përkthehet në sukses gjatë ditës së votimit sepse kurrë kaq shumë amerikanë nuk kanë hedhur votën e tyre përpara ditës së votimit. Në disa shtete amerikane lejohet që votimi të kryhet edhe 14 ditë përpara ditës së madhe (për këtë vit 4 nëntori) në mënyrë për të evituar procedurat e gjata dhe radhët. Në Florida për shembull, radhët e votimit kanë qenë kaq të gjata sa guvernatori Charlie Crist nënshkroi të martën një urdhër ekzekutiv për të zgjatur orët e votimit. Rreth tre të katërtat e votuesve pritet të hedhin paraprakisht votat e tyre. Sipas një shikimi të AP mbi shtetet, që kanë votuar rezulton se:
Në Florida: Rreth 2.6 milionë njerëz kanë votuar në shtetin kur favorizohej Presidenti Bush në vitin 2000. Mes tyre këtë vit 45 për qind kanë regjistruar si demokratë dhe 39 për qind si republikanë.
Në Karolinën e Veriut: Rreth 1.6 milionë njerëz kanë votuar, 54 për qind janë regjistruar si demokratë dhe 29 për qind si republikanë.
Në Iohua: Rreth 340 000 njerëz kanë votuar, 49 për qind janë regjistruar si demokratë dhe 29 për qind si republikanë.
Në Kolorado: Rreth 815 000 njerëz kanë votuar, 39 për qind janë regjistruar si demokratë dhe 37 për qind si republikanë.
Në Nevada: Rreth 342 000 njerëz kanë votuar, 53 për qind janë regjistruar si demokratë dhe 30 për qind si republikanë.
Në Nju Meksiko: Rreth 111 000 njerëz kanë votuar, mes tyre 55 për qind demokratë dhe 33 për qind republikanë.
Në Xhorxhia: Votuesit e zinj janë 35 për qind e atyre që kanë votuar, një rritje 10 për qind më shumë se zgjedhjet e kaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›