E Shtunë, 31 Tetor 2026

tudentet: Po na vjedhin në konvikte

 

GJIROKASTER - Një seri vjedhjesh pa autor kanë shtuar frikën tek studentet konviktore të universitetit të Gjirokastrës. Shqetësimi është ngritur nga disa vajza të vitit të parë nga Patosi dhe Përmeti, sipas të cilave ditët e fundit u janë grabitur rreth 200 mijë lekë. Rreth 20 vajza kanë rënë viktimë e grabitjeve të këtij lloji në konviktin, që strehon mbi 300 konviktore. Shqetësimi i tyre është bërë prezent edhe tek autoritetet e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve, si dhe në Policinë e Gjirokastrës. Sipas tyre, janë depozituar dy denoncime për vjedhje në Komisariatin e Policisë, i cili ka filluar hetimet për këtë çështje. Dyshimet e para të studenteve që janë grabitur, kanë rënë mbi ish-bujtëset e dhomave gjatë sezonit të kaluar, të cilat kanë ende në përdorim çelësat e dyerve. “U kemi kërkuar mjaft herë drejtuesve të konviktit ndërrimin e bravave të dyerve nëpër dhoma, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, me pretendimin se nuk ka fonde për blerjen e tyre”, shprehet Valentina S., një studente e re e Ekonomikut. “Ne paguajmë detyrimet sezonale për konviktin ku përfshihet shërbimi hotelerik, korrenti, si dhe pajisjet e tjera brenda dhomës, mes tyre dhe ndërrimi i bravës, kështu që është i pakuptueshëm justifikimi i mungesës së fondeve për këtë problem”, shprehen konviktoret.                               p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›