E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, hakmarrje edhe për Lonçareviçin

Kastrioti ia doli në fazën e parë të rrëmbente një pikë në kryeqytet në barazimin 1-1 ndaj Tiranës, madje skuadra krutane shënoi e para me anë të Klevis Roshit (41’) përpara se Gjergji Muzaka të barazonte me bardheblutë në minutën e 51-të. Atëherë barazimi befasuese konfirmoi krizën e kampit bardheblu dhe lëkundi seriozisht pozitat e ish-trajnerit kroat Ilija Lonçareviç, që dha dorëheqjen pikërisht pas takimit me ekipin e Ramadan Ndreut. “Edhe po të fitoja 5-0 do të largohesha nga Tirana. Situata është shumë e rënduar në klub. Nuk do të them se kush është fajtori”, - tha menjëherë pas ndeshjes “plakushi” Lonçareviç, trajneri i pestë i huaj që ka drejtuar Tiranën në dhjetë vitet e fundit. Lonçareviç grumbulloi 8 pikë në 6 ndeshjet e para (2 fitore, 2 barazime, 2 humbje). Në fakt edhe ecuria e Alban Tafajt (e ndihmësit të tij, Nevil Dede) nuk se është mbresëlënëse, pasi në 10 javë ka grumbulluar vetëm 18 pikë (nga 30 të mundshmet, 5 fitore, 3 barazime, 2 humbje). Gjithsesi, në përballjen e dytë sezonale kundër Kastriotit, Tirana vjen me moral të lartë, pas asaj fitoreje bindëse 4-1 kundër Apolonisë, ku së fundi u zhbllokua edhe sulmuesi Migen Memelli, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar të Superligës (22 gola). Krutanët vijnë në përballjen e 17-të historike me Tiranën, pas humbjes 1-0 me Laçin, ndërkohë që në statistikat kundër 24-herë kampionëve të Shqipërisë kanë regjistruar vetëm një fitore (2-1. më 25 nëntor 2006). Në shtëpi gjatë këtij sezoni, Kastrioti ka grumbulluar 14 pikë në 8 ndeshje kundrejt 5 pikëve në transfertë, tregues ky i qartë i faktorit fushë në Krujë. Gjithsesi, në dy vizitat e fundit në “kalanë” e Kastriotit, Tirana ka dalë e fituar: 2-1 dhe 3-0.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17
23.12.2009

APOLONIA-SKËNDERBEU
Bilanci: 43 ndeshje; 12 fitore Apolonia, 13 barazime, 18 fitore Skënderbeu. Golat: 45-59
Faza e parë: Skënderbeu-Apolonia 2-3

KASTRIOTI-TIRANA
Bilanci: 16 ndeshje; 1 fitore Kastrioti, 8 barazime, 7 fitore Tirana. Golat: 11-29
Faza e parë: Tirana-Kastrioti 1-1

VLLAZNIA-FLAMURTARI
Bilanci: 137 ndeshje; 65 fitore Vllaznia, 31 barazime, 42 fitore Laçi. Golat: 37-13
Faza e parë: Flamurtari-Vllaznia 2-0

24.12.2003
BESA-GRAMOZI
Bilanci: 1 ndeshje; 0 fitore Besa, 1 barazim, 0 fitore Gramozi. Golat: 0-0
Faza e parë: Gramozi-Besa 0-0

DINAMO-LAÇI
Bilanci: 18 ndeshje; 11 fitore Dinamo, 2 barazime, 5 fitore Laçi. Golat: 37-13
Faza e parë: Laçi-Dinamo 0-1

TEUTA-SHKUMBINI
Bilanci: 39 ndeshje; 16 fitore Teuta, 7 barazime, 16 fitore Shkumbini. Golat: 41-45
Faza e parë: Shkumbini-Teuta 4-1

RENDITJA, JAVA 16
1 Dinamo 16 41
2 Besa 15 27
3 Tirana 16 26
4 Apolonia 16 24
5 Teuta 16 22
6 Shkumbini 16 21
7 Laçi 16 20
8 Kastrioti 16 20
9 Vllaznia 16 18
10 Gramozi 16 15
11 Skënderbeu 15 14
12 Flamurtari 16 14

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›