Thaci lë mandatin e deputetit: Përkushtim për postin e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit në Parlamentit të Kosovës nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të parlamentit Jakup Krasniqi në të cilën jep edhe arsyet e dorëheqjes.
“Këtë veprim e kam ndërmarrë duke pasur parasysh përkushtimin tim ndaj
Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të përmbushjes në mënyrë sa më
efikase të të gjitha detyrave të mia si Kryeministër. Një gjë e tillë
do të ndihmonte edhe vet Parlamentin e Republikës së Kosovës në rritjen e
efikasitetit në punë dhe krijimin e mundësisë për deputetë të rinj që
do të jenë të përkushtuar vetëm në punët dhe detyrat që përkojnë me
funksionin e deputetit”,thuhet në fund të letrës që kryeministri Hashim
Thaçi dërguar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Dorëheqja e Thaçit nga pozita e deputetit vjen pas reagimeve të shumta
të shoqërisë civile dhe opozitës,në lidhje me një vendim të nënshkruar
prej tij,që anëtarët e kabinetit qeveritar, të cilët janë edhe deputetë,
të marrin pagën e plotë edhe nga parlamenti, në mënyrë peroidike për
vitin e kaluar.Ky vendim i kreut që Qeverisë së Kosovës u bë publik
pikërisht në kohën e protestave të policëve,mjekëve dhe punëtorëve të
shëndetësisë,të cilët kërkonin rritjen e pagave të tyre.
Shkëlzen Osmani