E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana i jep lamtumirën garës për titullin kampion

• Kampionët e Tiranës me barazimin e dytë rresht pa gola, vetëm 0-0 me Teutën dje në “Niko Dovana”, duket se i dhanë fund luftës për titull. Një pikë e hidhur për Tiranën kundër Teutës, në një ndeshje ku pati 8 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, një për trajnerin e Teutës, Kristaq Mile (protestë ndaj gjyqtarit Jemini), dhe tjetri për mbrojtësin e Tiranës, Kcira (70’), pas dy kartonëve të verdhë ( i dyti i marrë për faull ndaj Vilës). Teuta ka marrë një rezultat të dobishëm përballë një Tirane, e cila kishte ardhur në Durrës me ambicie trepikëshe. Por me kalimin e minutave supremacia kryeqytetase do të zbehej, pasi do të ishin durrsakët, ata që diktonin ritmin dhe ecurinë e lojës. “Djemtë e detit” kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe vetëm eksperienca e disa lojtarëve të Tiranës kanë evituar humbjen e kësaj të fundit në “Niko Dovana”. Për kryeqytetasit, rreziku numër një quhet Emiliano Vila. E premtja nuk është dita e Teutës, por pavarësisht këtij fakti durrsakët për herë të parë në këtë kampionat arrijnë të marrin dy rezultate të dobishme radhazi. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që Teuta të merrte katër pikë në dy ndeshje njëra pas tjetrës. Shkumbini-Elbasani 1-0Shkumbini arriti të thyejë për të dytën herë brenda pak ditëve Elbasanin, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Rezart Dabulla, që në minutën e tretë. Vigjilja e ndeshjes u përfol për pazare, por u pa qartë se peqinasit luajtën me përkushtim, duke arritur fitoren e dytë radhazi në derbi. Vendësit treguan karakter të fortë dhe kënaqën pa masë tifozët e shumtë që sfiduan shiun dhe përkrahën ekipin e tyre të zemrës në këtë fitore. Pjesa e parë tregoi qartë se ekipi i Shkumbinit do të bënte çmos që ta fitonte këtë takim. Dabulla, lojtari i kudondodhur, la mbrojtjen për t’i dhënë startin e ëndërruar skuadrës së Gugash Maganit, me inkursionin personal, falë të cilit arriti të mposhtte portierin Toçi. Pjesa e parë foli e gjitha për peqinasit, të cilët kanë vizituar portën e Elbasanit edhe në disa raste të tjera, por pa arritur të dyfishonin shifrat. Nga ana e tyre, elbasanasit u dukën të shokuar nga ai gol i shpejtë që pësuan dhe të pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur peqinasve të mobilizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›