E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e armëve në burg pa afat

• VLORE – Të gjithë anëtarët e bandës së trafikut të drogës dhe armëve, të ndaluar me operacionin “Qiriri i ndezur” janë lënë në burg pa afat nga Gjykata e Vlorës.Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, por burime të gjykatës bënë të ditur, se provat e prokurorisë ishin të mjaftueshme për të provuar implikimin e tyre. Të mërkurën, në bazë të hetimeve 3-mujore, policia e Vlorës, në bashkëpunim me rrethet e tjera dhe FNSH-në kreu ndalimin e David Islamajt, Erjon Dulajt, Edison Begajt, Albert Brahimajt, Eduard Markut, Sokol e Brahim Cimilit, ndërsa në kërkim janë Azem e Ali Cimili. Ata u akuzuan se kanë bashkëpunuar mes tyre për të transportuar drejt Italisë 284 kg drogë dhe një sasi të konsiderueshme armësh e municionesh. Veprimtaria e tyre mësohet se kishte nisur 10 vjet më parë.           q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›