KLD-ja, nis në jug maratona për drejtësi
• KLD-ja nis maratonën për drejtësi në Gjirokastër.Fatos Mahmutaj Eshtë nisma më e re e KLD-së, e cila ka startuar në qytetin jugor nën drejtimin e numrit dy të këtij këshilli, Kreshnik Spahiut, me analizën e punës së tre gjykatave; Sarandë, Gjirokastër si edhe Apelit Gjirokastër, nën juridiksionin e të cilës këto gjykata veprojnë. Në takimin e djeshëm u evidentuan kritikat me tone të ashpra të gjyqtarëve të Sarandës ndaj autoritetit të kryetarit të këtij institucioni, Rasim Doda. Kritikat ndaj tij lidhen me mungesën e etikës në komunikim, njëanshmërinë në procedurën e ndarjes së çështjeve gjyqësore duke mosrespektuar rregullat e hedhjes së shortit, situata të cilat kanë qenë premisë për lindjen e konflikteve brenda vetë trupës gjyqësore. Ndërkohë në Gjykatën e Sarandës dhe atë të Apelit Gjirokastër, u evidentuan shqetësime serioze të trupës gjyqësore lidhur me administrimin e fondeve nga drejtuesit e këtyre institucioneve. Zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, u shpreh për “tolerancë zero” ndaj çdo fenomeni të abuzimit të gjyqtarëve apo kryetarëve të saj brenda sistemit gjyqësor. Inspektimet Po dje inspektorët e KLD-së vazhduan punën në kontrollin e gjykatave të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, kontroll i cili do vazhdojë edhe për 10 ditët në vazhdim, me qëllim pjesëmarrjen në analizën e punës vjetore për të gjithë gjykatat e vendit. KLD-ja ka miratuar kryerjen e një inspektimi tematik, objekt i të cilit është kontrolli i zhvillimit të seancave gjyqësore në respektim të solemnitetit gjyqësor, reflektimit të etikës gjyqësore, zhvillimit të gjykimeve në orar dhe disiplinës në punë. Ky inspektim u vendos në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët, në bazë të ankesave të shumta që janë depozituar në KLD dhe që ngrenë si shqetësim çështje të tilla. Madje, për këtë KLD-ja pohoi dje se është përfshirë në një sërë iniciativash në terren, që kanë për qëllim të kontribuojnë në ngritjen e standardeve profesionale të gjyqësorit. Sipas KLD-së, ky inspektim u drejtohet gjithë gjykatave të Faktit e Apelit, dhe në konkluzion të tij pritet të hartohet një raport i hollësishëm së bashku me rekomandimet për problematikat e konstatuara në to. Në bazë të raportit do të parashihen përpara KLD-së, çështjet për trajtim të mëtejshëm lidhur me etikën e gjyqtarit.Kontrollet Prioritet i iniciativave të marra është vlerësimi i punës së krerëve të gjykatave, që nuk preken nga limitimi i mandatit në funksionin drejtues. Nga KLD-ja u miratua tematika e kontrollit të veprimtarisë së tyre e cila shtrihet në rreth 18 aspekte të drejtimit të punës në gjykata, që praktikisht do të thotë një ekzaminim tërësor i aftësive organizative dhe drejtuese të kryetareve. Gjithashtu, rezultatet e përfituara do të mund të shërbejnë si një kriter matës mbi mundësinë e kryetarit aktual për të qenë ose jo, ndër kandidaturat e përshtatshme në vazhdimin e drejtimit të gjykatës. Prioritet tjetër i KLD-së është vlerësimi profesional dhe etik i gjyqtarëve, i cili konsiston në një analizë shumëplanesh të punës së tyre. Vlen të përmendet rëndësia që ky sistem do të ketë në ecurinë e karrierës së gjyqtarit. Sistemi i vlerësimit do të jetë përzgjedhës në promovimin e gjyqtarëve me rezultatet më të mira brenda sistemit dhe seleksionues për evidentimin e largimin të togave të zeza që në përfundim të vlerësimit, do të rezultojnë të paaftë. 3 gjykatanë rrethet e jugut zhvilluan dje analizën vjetore të punës, në të cilën ka marrë pjesë edhe numri dy i KLD-së10 ditedo të zgjasë kontrolli i inspektorëve të KLD-së në gjykatat e Shkallës së Parë; Tiranë, Elbasan dhe Durrës