E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugë e re për qytetin

• SARANDE - Një rrugë e re me të gjitha parametrat e saj i shtohet qytetit të Sarandës. Rruga nr.1 me pozicion mbi portin e qytetit me gjatësi rreth 650 m dhe gjerësi 8 m, me trotuar me gjerësi 3 m nga ana e detit po rikonstruktohet plotësisht. Një fond prej rreth 30 milionë lekësh, i akorduar nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar dhe nga vetë Bashkia e Sarandës do ta shndërrojë shumë shpejt rrugën mbi port në një rrugë me parametra bashkëkohore. Ky aks, i cili është vazhdim i asaj ekzistuese do të asfaltohet, do të bëhet me ndriçim bashkëkohor dhe ajo që është më e rëndësishmja është se duke u bashkuar me rrugën 5 do të krijojë një unazë qyteti. Në këtë mënyrë ajo do të mundësojë çlirimin e trafikut brenda qytetit, sidomos në periudhën e verës. Kryetari i bashkisë Edmond Gjoka, gjatë kohës kur po inspektonte punimet deklaroi se punimet shkojnë mirë dhe se firmat punojnë me seriozitet, me qëllim përfundimin e punës para sezonit.              sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›