E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe, 1 vit kohe per ndertimin e ekipit

Aranit Muraci

Josip Kuzhe do te drejtoje ekipin tone kombetar, ne ndeshjet eliminatore te "Euro 2012". FSHF dhe presidenti Armando Duka, ia kane besuar stolin kuqezi trajnerit kroat qe te drejtoje ne eliminatoret e ardhshme ekipin perfaqesues, pavaresisht kritikave qe jane adresuar pas humbjes se thelle me Suedine. 59-vjecari ishte ne kontrate paraprake, per nje vit, para se te besohet per dy vite te tjera ne krye te stolit kuqezi dhe sipas bisedimeve te para, nga puna e tij do te varej besimi i metejshem, per te drejtuar ekipin kombetar ne eliminatoret e "Euro 2012". Nje vit para se Shqiperia te zhvilloje ndeshjen e pare te eliminatoret evropiane, Kuzhe ka marre garancine qe i duhet per te vijuar punen, ne reformimin e skuadres. Kesisoj, per vitin ne vijim Kuzhe do te ndertoje skuadren e ardhshme te kombetares sone. Josip Kuzhe ishte emeruar ne stolin e kombetares, pas largimit te Ari Han dhe kishte si objektiv, qe te punonte fillimisht per te mbyllur tre ndeshjet e eliminatore dhe te pergatiste ekipin e ri, qe te konkurronte me me dinjitet ne kompeticionin e radhes, te "Euro 2012". Me nje objektiv me te qarte dhe me synime te larta, Kuzhe ka marre persiper qe te garantoje nje sukses te mundshem te perfaqesues sone, ne ndeshjet e "Euro 2012". Puna qe ai ka bere ne gjashte muajt e pare te qendrimit ne Shqiperi ka rezultuar e mjaftueshme dhe bindese per FSHF-ne qe t'i besoje trajnerit kroat edhe dy vite te tjera, edhe pse ndaj Suedise pesoi humbjen me te thelle. Nen drejtimin e Kuzhe, kombetarja zhvilloi disa ndeshje pozitive, para humbjes ne Suedi.

"Ne kemi marre ate qe kemi merituar ne eliminatoret e kaluara te boterorit. Humbjet me Hungarine dhe barazimi me Malten na ndalen qe te shkonin drejt realizmit te objektivave tane", - theksoi presidenti Armando Duka per "Uefa.com", pas votebesimin qe i ka dhene trajnerit kroat, Josip Kuzhe. Ne pjesen e pare te punes kroati ka vezhguar dhe ende nuk ka sjelle ndryshimet e para, qe ka premtuar ne skuader.

Piketohen lojtaret e se ardhmes

Kuzhe dhe stafi i kombetares kane vleresuar se ne te ardhmen nevojiten me shume lojtare te rinj dhe te perspektives. Keshtu, aktualisht ne perberje te ekipit tone perfaqesues jane disa te tille, si portieri Sajmir Ujkani, mesfushori Jahmir Hyka dhe sulmuesi Emiliano Vila. Te tre keta lojtare do ta kene te sigurte vendin ne vijim te reformave, gjate se cilave do te bashkohen edhe disa lojtare premtues, qe do te kompletojne ekipin tone kombetar, ne prag te 'Euro 2012".

Ne Estoni, surprizat e para

Trajneri Kuzhe pritet qe te befasoje me ekipin qe do te grumbulloje ne miqesoren e pare, e cila do te zhvillohet me 14 nentor, ne Talin. Kroati ka pare disa ndeshje te kampionatit tone dhe ka pasur ne mendje edhe futbolliste te tjere, qe mund te kontribuojne ne ekipin tone kombetar. Pas humbjes me Suedine, ne ndeshjet e fundit eliminatore, eshte paralajmeruar se do te mbeten jashte disa lojtare qe ishin titullare ne fushe. Para shpalljes se listes, jane paralajmeruar surpriza te shumta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›