E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana mat forcat me Teteksin para Stabekut

 

Kampionët e Superligës kanë barazuar në miqësorene  djshme të zhvilluar në Maqedoni me skuadrën amatore të Teteksit të Tetovës. Trajneri Ilija Lonçareviç ka aktivizuar që të gjithë futbollistët që ka pasur në dispozicion me qëllim që të krijonte një ide më të mirë për ta. Trajneri e quajti si të rëndësishëm këtë test edhe pse përballë kishte një skuadër shumë herë më të dobët, kjo për faktin se tashmë kroati i pankinës bardjeblu ka krijuar një ide më të mirë lidhur me skuadrën që do të hedhë në fushën e lojë spër ndeshjen ndaj Stabek në turin e dytë të Kupës së Kampioneve. Golin për skuadrën e Tiranës e shënoi Jetmir Sefa i cili luajti në rolin e Ansi Agollit, i larguar tashmë drejt Krivbas në kampionatin ukrainas të futbollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›