E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia-Sligo bëhet një çështje “spiunësh” sportivë

 

Në Austri janë të bindur se kundërshtari i Rapidit të Vjenës në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës do të jetë Vllaznia e Shkodrës. Të paktën kështu shkruan gazeta e njohur austriake “Standard”. “Rapidi do të ketë të bëjë me Vllazninë e Shkodrës. Shqiptarët festuan fitoren 2-1 në transfertën e Sligo Rovers, para syve të menaxherit të skuadrës (Rapidit), Stefan Ebner dhe të skauterit Fric Riedmyler”, - shkruhet aty. Interesant është një fakt, se trajneri i Rapidit të Vjenës është Peter Pakult, një ish-kandidat për stolin Kombëtares së Shqipërisë, do të dërgojë sërish “spiunë” në ndeshjen e kthimit Vllaznia-Sligo Rovers. Lajmi raportohet nga agjencia austriake e lajmeve “Apa”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›