E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tirana na gjakosi, ndaj nuk do ta falim në derbi”



Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, ka kërkuar një kthesë të skuadrës së tij në derbi me Tiranën. Sipas tij, dinamovitët nuk kanë ndërmend të falin asgjë, kjo nisur nga ajo që ndodhi në fazën e dytë, kur sulmuesi i tyre, Elis Bakaj, u godit me grushte nga ish-trajneri i Tiranës, Alban Tafaj. “Përpara kemi dy ndeshje, njëra është derbi me Tiranën, në të cilën në fazën e dytë ne kemi pasur probleme, kur na u godit dhe u gjakos Bakaj. është një ndeshje, të cilën duhet ta fitojmë edhe për sedër. Kurse tjetra, ndaj Besës, që do të jetë edhe sfida e fundit e këtij edicioni, kur do të ngremë edhe titullin kampion. Kështu që të kenë besim të gjithë se Dinamo do të kthehet te fitorja. Të mos t’ju shkojë në mendje që Dinamo të bëjë dhurata. Shkëputja e madhe në pikë na e imponoi këtë lloj gare, që e përsëris, më ka ofenduar shumë, sepse nuk kam ekip për humbje, por vetëm për të fituar. Një ide e imja është se nuk duhet të kishim luajtur kaq fort, por duhet t’i kishim marrë gradualisht pikët, për ta zgjidhur në minutën e fundit kampionatin”, ka pohuar Sulaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›