E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi mund Liverpulin, Uigan, pengesa e fundit



Ekipi i drejtuar nga Benitez ka treguar një lojë të dobët pothuajse gjatë gjithë takimit. çelsi kaloi në avantazh në minutën e 33-të nga këmbët e Didier Drogbasë, i cili arriti të përfitojë nga pasimi i dobët prapa i kapitenit të Liverpulit, Stivën Xherrard. Pas këtij goli, niveli i lojës së Liverpulit ra akoma më shumë, duke bërë që Lampard në minutën e 54-t të dyfishojë shifrën. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Pas kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Ançeloti është mjaft pranë titullit kampion. Liverpuli cilësohej si pengesa e fundit e çelsit, pasi ndeshja e ardhshme e së dielës kundër ekipit të Uigan Atletik të vendit të 16-të nuk përbën një pengesë reale për çelsin. Ndërkohë, fitore shënoi edhe Mançesteri ndaj Sanderlendit të Canës, por gjithsesi mbetet një pikë pas çelsit. Në ndeshjen e fundit të këtij sezoni “Djajtë e kuq” do të luajnë ndaj Stok Sitit, por edhe një fitore nuk do t’u bënte punë, nëse edhe çelsi fiton përballjen e vet.

Rezultatet/Dje
Liverpul-çelsi 0-2
Drogba 33’, Lampard 54’
Fulham-Uest Ham 3-2
Dempsey 44', Cole 59’ (og), Okaka 80’/ Cole 61’, Franco 90’
Sanderland-Mançester 0-1
Nani 28’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›