Eksploziv në “Times Square”, bllokohet në momentet e fundit
Nju Jorku i ka shpëtuar për fare pak një atentati, i cili nëse do të realizohej do të merret mijëra jetë njerëzish. Në Times Square të shtunën në mbrëmje, ndërsa sheshi ishte i mbushur plot me njerëz, policia ka gjetur një makinë Suv të mbushur me lëndë shpërthyese të lëngshme, mjete shpërthimi, propan dhe barut. Policia amerikane po analizon videot e kamerave të survejimit për të kuptuar kush e ka parkuar makinën me motorin e ndezur e po ashtu edhe dritat. Autoritetet flasin për akt terrorist. Sipas gazetës “New York Times”, në bordin e makinës ishte një burrë që ka arritur t’ia mbathë. Zona është evakuuar deri në 5 lagje përreth, teatrot dhe lokalet janë mbyllur dhe nuk është lënë të qarkullojë askush që pas orës 20:00 të mbrëmjes së të shtunës (ora 2:00 e mëngjesit të së dielës në Shqipëri). Rreth orës lokale 18.30 u hap lajmi se nga një Nissan Pathfinder e parkuar në rrugën 45 dilte tym nga një anë e sediljes. Broadway u mbyll nga rruga 43 në rrugën 46 me blloqe. “Esplozivi i gjetur në makinën në qendër të Manhatanit mund të provokonte masakër”, tha bashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg. Objektivi i atentatit mund të ketë qenë shoqëria Viacom, e cila prodhon kartonin e animuar “South Park”. Kompania është kërcënuar radikalët islamikë pasi në një seri u shfaq profeti Muhamet i veshur si ari. Presidenti Barak Obama ka përgëzuar punën e shpejtë të policisë së Nju Jorkut. Times Square gjendet në pjesën e Nju Jorkut ku ka qarkullim të madh dhe është rreth 6 kilometra nga vendi ku ishte Qendra Tregtare Botërore, që u rrënua në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.