Tirana në Paris me Premtimet e së shkuarës
Kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, Tirana, dhe ngjyrat e saj, është prezantuar në tempullin e artit botëror të Parisit, në Pompidu.
Në ekspozitën e titulluar “Premtimet e së shkuarës”, janë përfshirë edhe pjesë nga Tirana, e cila ka pësuar një transformim përgjatë këtyre viteve. Kuratorja Kristin Masel, është tërhequr nga ideja e kryebashkiakut Edi Rama për dekorimin e godinave shqiptare dhe transformimin plot ngjyra të qytetit. “është një privilegj i madh që projekti ynë i transformimit të ishte një lajm i mirë për botën. Sot në sytë e një publiku që është stërvitur duke parë mrekullira, shihet Tirana e transformuar përmes syve dhe duarve të artistëve të njohur ndërkombëtarë, të impresionuar nga projekti ynë”, u shpreh Rama. Gjatë hapjes së ekspozitës është transmetuar edhe filmi i artistit Anri Sala, i titulluar “Dammi i Colori” (Jepmë ngjyrat).
#