Tirana, nga avioni në fushë ndaj Utrehtit
Vonesa në marrjen e vizave i ka " dhuruar" futbollistëve të Tiranës një udhëtim të gjatë e me shumë lodhje. Dhe më e rëndëishmja, pak kohë të nevojshme për të marrë veten nga udhëtimi i gjatë. Kjo do të thotë që bardehblutë sapo të mbërrijnë në qytetin e Utrehtit, do t'u duhet që te kenë një njohje të vogël me fushën dhe më pas direkt e në ndeshje. Ishte parashikuar që vizat të merreshin ditën e hënë. Por për shkak të problemeve të marra nga ambasada holandeze, ato u nxorën vetëm dje. Gjashtë futbollsitëve abrdheblu u kishin mbaruar vizat dhe për ëktë ata duhet që të aplikonin sërish. Sipas burimeve zyrtare, bardheblutë kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme në ambasadën holandeze dhe sot rreth drekës do të nisen në rrugëtimin e gjatë drejt Utrehtit. Përfaqësuesit e klubit së bashkë me gjashtë futbollsitë janë paraqitur paraditen e djeshme në ambasadë, ku me vete kanë patur dokumentet e kërkuara nga punonjësit e ktij institucioni. Pas pëmbushjes së procedurave është marrë ëprgjigjia pozitive dhe sot të gjithë nisen ën drejtim të Holandës. Nga informacionet e marra, ekipi do të niset nga Tirana në orën 15.00 të ditës së sotme.