Bashkia Tiranë: Gati 200 dosjet e para për legalizimet
Tiranë- Dokumentacioni i 200 dosjeve të hipotekave të para që do marrin qytetarët është tashmë gati në Bashkinë e Tiranës. Mesohet se gjithçka është pëgatitur për ti kaluar Ministrisë së Drejtësisë, e cila nga ana e saj do të shqyrtojë kërkesat që janë lënë pezull.
Madje burime nga bashkia tregojnë se proçesi do të vazhdojë në mënyrë që të gjithë qytetarët të pajisen me çërtifikaten e pronësisë së banesave të tyre. Afati për dorëzimin e dosjëve të para ishte premtuar si afat dy javët e para të nëntorit. Gati një muaj më parë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Bashkisë së kryeqytetit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve Publike në të cilën jepen detaje sesi do të ishte procedura e legalizimit të pasurive të paluajtshme.
Shkrime të tjera me interes: