Tirana rekord për zhurmat, shqetësimi i specialistëve çdo vit në rritje

ISHP/ Ja sëmundjet që shkaktohen nga ndotja akustike
Zhurmat janë kthyer në gangrenën e qytetarëve të Tiranës. Në kryeqytet ndotja akustike është bërë një nga problemet kryesore që i shqetëson ato gjatë gjithë 24 orëve të një dite. Trafiku i rënduar, zhurmat e lokaleve, restoranteve dhe pube-ve janë shndërruar në refrenin shoqërues të të gjithë banorëve të kryeqytetit. Akoma më shqetësuese kjo situatë bëhet në orët e vona të natës ku lokalet e natës buçasin nga zhurmat e mëdha duke krijuar stres të vazhdueshëm tek këta banorë. Sikur të mos mjaftonte niveli alarmant i ndotjes së ajrit dhe i rrugëve në Tiranë, që zë vendin e parë në Evropë si një nga kryeqytetet më të ndotura tani ajo është radhitur edhe në një nga kryeqytetet me ndotje të madhe akustike jashtë çdo lloj norme të lejuar. Në bazë të një vëzhgimi që ka kryer Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar se bezdisja e qytetarëve të Tiranës nga zhurmat është një kushte skandaloze. Sipas këtij studimi është bërë e ditur se më shumë se 50% e banorëve të kryeqytetit kanë probleme serioze nga zhurmat. Këto lokale që guxojnë ta ngrenë zërin e muzikës në maksimum nuk i kontrollon askush. Janë thjeshtë zërat e banorëve që si zakonisht bien në vesh të shurdhët. Prej disa kohësh Bashkia e Tiranës as nuk do tia dijë fare për këtë shqetësim megjithëse është një pjesë që e ka jo drejtpërdrejtë nën administrim. Vetëm në momentet që sheh se arka e parave po i boshatiset nxjerr policët e saj të vënë disa gjoba tek këto lokale dhe nuk shihet më aty për disa kohë. Harron ti vërë kushte dhe ti detyrojë këto lokale dhe pube që të mos e ngrenë zërin aq shumë duke i lënë pa gjumë qindra qytetarë të Tiranës për net me radhë.
ISHP: 50% e qytetarëve të Tiranës vuajnë nga ndotja akustike
Instituti i Shëndetit Publik mori në studim 275 familje në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës. Në fakt, rezultatet dolën problematike, pasi pjesa më e madhe e banorëve ankohen nga zhurmat. "Ky studim tregoi se përqindja e popullatës së bezdisur nga zhurmat ishte 44 për qind, ndërsa përqindja e popullatës së bezdisur ishte 28 për qind dhe më alarmantja është se përqindja e popullatës me çrregullime të gjumit ishte 50 për qind",- bëhet e ditur në raportin e ISHP-së, duke shtuar se këto të dhëna janë shumë problematike dhe ndikojnë negativisht mbi shëndetin e popullatës.
275 familje janë marrë në studim në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës. Sipas specialistëve të ISHP-së, zhurmat shkaktojnë nervozizëm, stres dhe deri në shurdhim, kur janë të forta.
Niveli i lartë i zhurmave shkakton një sërë sëmundjesh
Nervozizëm, deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat. Zhurmat, padyshim kanë efekte negative mbi shëndetin- pohojnë specialistët e ISHP-së. Sipas tyre, zhurmat e theksuara dhe të vazhdueshme ndikojnë mbi shëndetin mendor dhe shkaktojnë efekte psikofiziologjike. Ndërkohë, zhurmat gjatë natës, sipas tij, tashmë të shtuara, ndikojnë në prishjen e gjumit, duke shkaktuar probleme për njerëzit. "Zhurmat, në shumë raste shkaktojnë edhe efekte mbi sjelljet me fqinjët dhe reagime patologjie", - theksojnë me tej ata. Por, ajo që është më e dukshme, sipas tij, është se për shkak të zhurmave tej normave të lejuara mund të shkaktohet edhe shurdhim. Të ndodhur përballë këtij fakti, ai thekson se duhen marrë masa emergjente për t'u ardhur në ndihmë popullatës. "Kur shfaqet një risk që vë në rrezik shëndetin e popullatës, duhet të merren masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik", shprehen specialistët, duke shtuar se masat për reduktimin e zhurmës në burim duhet të merren sa herë që është e qartë se mund të realizohet. Ndërkohe, ata theksuan se është e nevojshme fusha juridike e zhurmave, pasi mungon një ligj për ndotjen akustike. Sipas tij, duhet të vihet në zbatim një program me faza mbi reduktimin e zhurmës, sidomos në ambiente specifike, si shkolla, banesat, spitalet etj.
Ndotja akustike mbi normat e BE-së
Sipas monitorimit, ndotja akustike, në shumë pika të qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kështu, Tirana, ndotjen akustike nuk e shënon vetëm në zonën e ish-Bllokut, ku zhurmat të ofrohen ditën dhe natën, por edhe në zona të tjera. Kulmi i zhurmave arrihet në zonën e Laprakës, me 73,8 dB (decibel) gjatë ditës, ndërkohë që normat e lejuara, sipas BE-së, duhet të jetë 55 dB ditën. Zona e dytë më e zhurmshme në kryeqytet është "Stacioni i Trenit", me 73,3 dB dhe vendin e tretë, sipas monitorimit, e zë kryqëzimi te "Selvia", me 72 dB. Problematike, ndotja akustike është paraqitur edhe gjatë orëve të natës, sidomos në zonën e ish-Bllokut, thonë specialistët, duke shtuar se edhe gjatë kësaj periudhe kohore, ndotja është mbi normat e BE-së.
Tirana, ndotja akustike në nivele alarmante
Ka përfunduar monitorimi i zhurmave urbane në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Listën e kryeson kryeqyteti me nivele ndotje akustike tepër shqetësuese. Madje, specialistët kanë arritur në përfundimin që nivelet e ndotjes akustike kanë pësuar rritje të frikshme, duke sjellë shumë pasoja negative te qytetarët. Monitorimi i zhurmave urbane është kryer në 45 stacione monitorimi, në 8 qytete kryesore, me një popullsi prej 1 093 829 banorë, që përbën mbi 30 % të popullsisë të Shqipërisë (3 401 198 banorësh, referuar INSTAT). Po këto qytete, sipas të njëjtit burim të dhënash, kanë mbi 60% të automjeteve në qarkullim. Qëllimi i monitorimit është njohja e nivelit të ndotjes akustike në pika të ndryshme të 8 qyteteve të vendit, për të dhënë mundësinë që të gjykohet mbi masën e ekspozimit të popullatës ndaj zhurmave në ditët e sotme, mbi ndërtimin e banesave, në lidhje me rrugët me trafik te madh dhe me qendrat industriale. Duke qenë se trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm ose pseudo të rastësishëm, monitorimi i zhurmave të prodhuara prej tij u krye për një kohë matjeje prej maksimalisht 5 ditë. Tirana me ndotjen më të lartë akustike, nivelet shkojnë në 74 dB
Rriten nivelet e ndotjes edhe në qytetet e tjera
Ndërkohë, bazuar në vlerat e monitorimit, vihet re ngritja e nivelit në qytete të tjerë me një rritje nga 2-3 dhe në raste të veçanta si Korça dhe Saranda ne 4 dB(A). Për qytetin e Tiranës, vlera mesatare më e lartë ditën është në pikën e monitorimit në Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, ai te Vasil Shanto, si dhe Kryqëzimi te Drejtoria e Policisë, me 74 dB, ndërsa natën vlera mesatare më e lartë është në Kryqëzimin e 21 Dhjetorit me 65 dB. Në qytetin e Durrësit, pika me vlera më të larta të zhurmës qoftë ditën edhe natën, është zona tek ish-Mapoja, përkatësisht 71 dB ditën dhe 53 dB natën. Në qytetin e Fierit, vlera më e lartë ditën është në zonën përballë Bankës (tregu) me 69 dB dhe më e larta natën te Kryqëzimi për në Vlorë me 48 dB. Në qytetin e Shkodrës, vlerat më të larta të zhurmës ditën dhe natën janë përkatësisht 72 dB te Tregu i Shumicës dhe 44 dB natën në zonën përballë Xhamisë. Ndërsa në qytetin e Vlorës vlerat e zhurmës janë 71 dB, vlera mesatare ditën në zonën përballë Hotel Bolonja dhe 43 vlera mesatare natën te kryqëzimi i Hyrjes. Në qytetin e Sarandës vlera mesatare ditën është 72 dB në Kryqëzimin për në Lagjen Kodër dhe vlera mesatare natën në Tregun e Valutës me 41 dB. Në qytetin e Korçës, këto vlera paraqiten 70 dB ditën dhe 44 dB natën, përkatësisht në Kryqëzimin e Hyrjes dhe në Tregun e Shumicës. Në Elbasan, vlera mesatare ditën rezulton të jetë në Kryqëzimin (Fusha e loparit) me 72 dB dhe vlera mesatare natën në po këtë kryqëzim me 44 dB. Bazuar në vlerat e monitorimit, rezulton se në shumicën e rretheve të tillë si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri, janë vënë re ndryshime të vogla në rritje në disa pika krahasuar me një vit më parë dhe ka dhe ulje në disa të tjera. Krahasuar me vitet 2005-2006, del qartë ndryshimi i nivelit të zhurmave urbane të 8 qyteteve nga viti 2005 në vitin 2006, e më tej. Vlerat mesatare ditën në zonën metropol Tiranë Durrës, për vitin 2005 janë rreth 70 dBA, duke e kapërcyer këtë vlerë, dhe më pas duke u ndjekur nga qytetet e tjera, ku vlerat variojnë nga 62- 68 dBA.