Liberalizimi i vizave, Basha u raporton reporterëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Procesi i pajisjes me pasaporta biometrike dhe karta identiteti po ecën me ritme shumë të shpejta. Siguria në kufi është rritur ndjeshëm dhe është instaluar programi TIMS për sigurinë. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm në një takim me reporterët e Këshillit të Evropës të zhvilluar dje. Lulzim Basha priti dje në një takim raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Z. David Wilshire dhe Jaako Laakso. Sipas burimeve zyrtare Basha informoi raporterët e Këshillit të Evropës në veçanti për progresin e arritur në përmbushjen e kritereve për përfitimin e liberalizimit të vizave me BE. “Sistemi i aplikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve të identitetit, letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, është i sigurt, nga më modernët në Evropë dhe njëkohësisht ofron shpejtësinë optimale të shërbimit ndaj qytetarëve. Megjithëse procesi i lëshimit të pasaportave biometrike nisi më 1 Maj dhe pati një ndërprerje për shkak të angazhimit për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime elektronike për zgjedhjet e qershorit, deri më tani numërohen 245 mijë aplikime për pasaporta biometrike, 234 mijë prej të cilave janë prodhuar. Ky fakt dëshmon se Shqipëria ka ritmin më të lartë të pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike në rajon,- u shpreh Ministri Basha gjatë takimit.
Kushtet
Siguria në kufi është rritur, duke plotësuar kështu një ndër kushtet për liberalizimin e vizave. Ministri Basha informoi raporterët se është përmbyllur instalimi i sistemit TIMS në të 26 pikat e kalimit kufitar, në këto pika është mundësuar lidhja e drejtpërdrejtë me bazën e të dhënave të INTERPOL-it, e po kështu lidhja me sistemin e analizës së informacionit kriminal MEMEX. Ndërkohë po punohet për unifikimin e sistemit të kontrollit në pikat e kalimit kufitar në modelin “one stop shop” që do të përfshijë jo vetëm kontrollin e dokumentacionit, por edhe kontrollin doganor, fito-sanitar etj. Në të njëjtën mënyrë në bazë të vendimit të qeverisë po punohet për funksionimin e Qendrës Operacionale Detare për kontrollin e kufirit detar”,- ka sqaruar Basha.
Takimi
“Gjatë takimit me raporterët Wilshire dhe Laakso, Ministri Basha informoi edhe për luftën e vazhdueshme me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Në këtë aspekt Basha informoi se mesatarja e kriminalitetit në Shqipëri është vlerësuar si më e ulët se në vendet e BE. Po kështu në raportin e fundit, Departamenti i Shtetit i SHBA e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim për sa i takon trafikimit të qenieve njerëzore. Lufta ndaj trafikut të drogës po ashtu ka njohur rezultate të larta”, - thanë burimet e Ministrisë së Brendshme.
Sipas tyre, raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Z. David Wilshire dhe Z. Jaako Laakso vlerësuan progresin e arritur në fushën e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave të Shqipërisë me BE duke e cilësuar punën e kryer deri më tani si mjaft efektive dhe të suksesshme.
Shqipëri-Mali i Zi marrëveshje për lëvizjen e lirë të shtetasve
Këshilli i Ministrave miratoi dje një marrëveshje me Republikën e Malit të Zi për lëvizjen e shtetasve në të dy vendet. Sipas vendimit të Qeverisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve. Po dje është miratuar dhe tjetër marrëveshje me Malin e Zi, për riparimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e piramidave e të shenjave të tjera kufitare, në kufirin shtetëror shqiptaro-malazez. Kjo marrëveshje është nënshkruar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009