E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Triple Bill”, në teatër kërcime hip-hop

Autori i Lajmit: Gerilina Kodheli
“Triple Bill”, një shfaqje komplekse do të jetë sot në Teatrin Kombëtar. Nëse askush nuk do ta mendonte se në një skenë teatri do të ngjiteshin performanca të ndryshme, por vetëm teatrale jo... tashmë nga sot do e kuptoj se edhe kjo është e mundur. Filma, balet, e deri tek muzika Hip-Hop do të mund të shijojë publiku në sallën e teatrit. Spektakli “Triple Bill”, një projektim i videos “Sekretet për shitje”, spektakli i dancit “no.thing”, si dhe performanca muzikore “Rap Titan” do të jenë në stacionin e dhjetë të sezonit ndërkombëtar të muzikës klasike që mbahet në Tiranë, në Akademinë e Arteve. Ky spektakël triptik shihet si ngjarje e veçantë, nën titullin “Triple Bill”, e organizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri. Kompania "Dance Theatre" nga Zvicra është ftuar në sezonin e koncerteve "Klasik". Mbrëmja hapet me projeksionin "Secrets for sale", një film i realizuar në vitin 2003 nga Elodie Pong, i cili shfaqet në hollin e teatrit. Video “Sekretet për shitje” nga Elodie Pong, një artist zviceran me origjinë kineze, është një film në stilin e realit-shoë, që paraqet shpirtin e zhveshur, ajo që është më shumë sekret, tek njerëzit e thjeshtë, dhe lind kështu një instilacion interaktiv në Teatrin Arsenik të Lausanne, ku çdo vizitori i është kërkuar të shesë sekretet e tij personale. Këto janë filmuar nga 8 telekamera vëzhgimi, të fshehtë. Pas tij publiku mund të ndjekë performancën "Krijimi i ri" me kërcimtarët Gerald Durand, David Gernez, Ai Koyama, Hyekyong Kim, Philippe Lehbar dhe Marie Urvoy. Ky numër baleti drejtohet nga koreografët Katarzyna Gdaniec dhe Marco Cantalupo. "Krijimi i ri" fokusohet tek kërcimi në vetvete dhe tek marrëdhënia që ai ka me muzikën. Performanca “no.thing” është një spektakël me gjashtë balerinë të krijuar nga Katarzyna Gdaniec dhe Marko Cantalupo nën stimulin e një pyetje- “epoka e performancës fizike, autenticiteti një gjest që ende vepron?”- për të cilën kërkojnë të japin përgjigje, duke u përqendruar në vallëzim e mbi marrëdhëniet e saj me muzikën. Kompania “linga” është themeluar në vitin 1992, nga Katarzyna Gdaniec, lindur dhe formuar në Poloni, ish prima balerinë e Bejart Ballet, dhe Marko Cantalupo, xhenovez, një nxënës i La Scala, i operës së Hamburgut, si dhe koreografi Daniel Ezraloë. Pas një pushimi të shkurtër, skena hapet me performancën Hip-Hop, të kompozuar nga Roberto Galieri dhe DJ. Eagle. Subjekti i saj i kushtohet kushteve sociale dhe historike në të cilat ka lindur dhe është zhvilluar muzika Hip-Hop, simboli i jetës urbane dhe tek protagonistët e saj, të cilët janë lodhur nga dhuna. Kjo performancë vjen në dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht.

“Klasik”

Në aktivitetete kulturore të këtij lloji, “Klasik” ka sjellë në skenat shqiptare emra të talentuar artistësh, të cilët janë pëlqyer dhe duartrokitur nga publiku. Sezoni i koncerteve “Klasik” është vazhdim i sezonit “Allegreto Albania” dhe vjen në Shqipëri nën menaxhimin e Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe disa ambasadave të huaja në Shqipëri. Ndër projektet më ambicioze të "Klasik" ishte realizimi i produksionit "Krijimi" në kuadrin e 200 vjetorit të vdekjes së kompozitorit Hajden ku kanë marrë pjesë artistë dhe kore nga Gjermania, Franca, Shkodra dhe Tirana.

“Shqipëria tregon”, për prozën më të mirë

Prezantohet proza më e mirë shqiptare e viteve të fundit Faza kryesore e konkursit letrar “Shqipëria tregon” mbyllet sot në orën 18:00, me prezantimi e teksteve më të mira të prozës së shkruar në shqip në vitet e fundit. Aktiviteti do të zhvillohet në sallën gjermane të leximit të Bibliotekës Kombëtare, në Rr. Xhorxh Bush, përballe Parlamentit. Konkursi “Shqipëria tregon“ u shpall nga Shoqata gjermano-shqiptare “Robert Schëartz“ në maj të këtij viti. Qëllimi i tij është që të evidentohet proza më e re e shkruar në gjuhën shqipe, e veçanërisht që autorët e rinj t’i prezantohen publikut. Autorët do të lexojnë nga tekstet e tyre, përkthyes të rinj gjermanë do t’i përcjellin këto tekste në gjermanisht. Po me këtë rast do të prezantohet edhe një antologji e prozës shqiptare që ka në qendër periudhën e diktaturës në Shqipëri.

“Vende të kujtesës” dhe perspektivat e konceptit

“Vende të kujtesës”, është konferenca shkencore që do të mbahen në 7 deri në 9 nëntor në Tiranë. Në konferencë do të diskutohet koncepti i vendeve të kujtesës dhe do analizohet zbatueshmëria e saj për Shqipërinë dhe vendet fqinje. Kjo konferencë shënon fillimin e një projekti kërkimor disavjeçar, i cili aplikon metodat dhe perspektivat e konceptit “Vende të kujtesës“ për mësimdhënien universitare në Shqipëri dhe nga i cili do të përpunohen materiale didaktike përkatëse. Konferenca duke vënë në jetë një koncept të ri të trajtimit të historisë nuk do ta shqyrtojë atë nga perspektiva e individëve të veçantë, por përmes historisë kolektive nëpërmjet “Vendeve të kujtesës”. Sipas këtij koncepti një “Vend kujtese” nuk duhet të jetë patjetër një vend gjeografik konkret, mund të jetë shumë mirë një ngjarje, një mit, një nocion ose një vepër arti. Pra një pikë referimi në të cilën formohet identiteti i një grupi social. Aktiviteti do të zhvillohet bashkërisht nga Universiteti i Tiranës, Munihut dhe Bilefeld në bashkëpunim me fondacionin Alexander-von- Humboldt dhe financohet nga DAAD, fondacioni Friedrich- Ebert si dhe Ambasada Gjermane në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›