Studimet Master, 7500 kuotat përfundimtare
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Këshilli i Ministrave vendosi dje të rishpërndajë kuotat e pranimit për Diplomat e Nivelit të Dytë dhe Masterat e Nivelit të Parë. Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar një vendim i dytë i cili modifikon VKM-në nr. 984, datë 30 shtator 2009. Vendimi i djeshëm i qeverisë i cili ngarkon Ministrinë e Arsimit me Zbatimin e tij, rishpërndan edhe njëherë kuotat e pranimeve në programet e studimeve për Masterat e Nivelit të Parë dhe Diplomat e Nivelit të Dytë. Gjithashtu janë miratuar dhe tarifat e shkollimit si dhe kriteret për të ndjekur programet e studimit të ciklit të dytë, ku tarifa vjetore për këto programe arrin nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë të reja në vit.
7500 kuota
Sipas vendimit nr.984, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Kuota e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë dhe “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, për vitin 2009-2010, të jetë 7 495 dhe të ndahet, sipas skemës së mëposhtme: a)Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), 2 830.
2. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i nivelit të parë” (MNP)4 395.
3) Kuota për programe të dyta studimi, 100.
4) Kuota për transferimin e studimeve, 100.
5) Kuota për të huajt, 50.
6) Kuota për të verbërit (të veçanta), 20.
Master i Nivelit të Parë
Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimeve të ciklit të dytë, dhe “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, përbëhet nga:
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), për kandidatët brenda territorit të vendit, 2 547;
b) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit, 283;
c) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i nivelit të parë” (MNP), për kandidatët brenda territorit të vendit, 3 955;
ç) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i nivelit të parë” (MNP), për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit, 440.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009