E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria raporton në Gjykatë për Romeo Lekën



KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme qytetin e Kurbinit. Dy persona të armatosur, babë e bir, kanë marrë peng nipin për shkak të borxheve që ky i fundit u detyrohej. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë që janë vënë në ndjekje të makinës së tipit “Benz”. Nga informacionet e mbrëmjes së djeshme është mësuar se rreth orës 23:00 policia ka bërë të mundur bllokimin e makinës në Mamurras. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar vendin ku ndodhej makina dhe kanë hyrë në negociata për lirimin e pengut. Nga të dhënat e vona ende nuk dihej nëse pengmarrësit ishin të armatosur apo jo.
Ngjarja ka nisur në Kurbin rreth orës 7 të mbrëmjes, kur policia është sinjalizuar se një person po mbahej peng nga dy të tjerë në një automjet. Kanë qenë familjarët e pengut që kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë. Sipas burimeve të policisë njoftohet se i dyshuari për pengmarrjen është shtetasi Mark Gjini, i cili së bashku me djalin e tij ka marrë peng nipin për çështje të një borxhi të pashlyer. Menjëherë janë mobilizuar shërbimet e policisë që janë vënë në ndjekje të makinës. Nga informacionet e marra është mësuar se i rrëmbyeri është futur në makinën e të dyshuarit Mark Gjini, ku ndodhet edhe djali i tij, dhe është mbajtur peng nën kërcënimin e armës duke i kërkuar të kthejë paratë e marra borxh prej tij.

27 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›