Edgar Çani, gol në fitoren e Pescaras

E ka festuar më së miri nënshkrimin e kontratës së re sulmuesi i ri shqiptar Edgar Cani duke shënuar në përballjen që skuadra e Pescaras e ka fituar me rezultatin e thellë 3-0 përballë Sangiovannese në kuadër të javës së 20-të të kampionatit italian të Serie C. Goli i 18-vjecarit shqiptar ka ardhur në minutën e 90-të, ndërsa dy golat e tjerë janë shënuar nga Sansovini e Felci. Ky është goli i tretë i Edgar Canit në këtë sezon, ndërsa skuadra e tij me këtë fitore mund të vazhdojë të shpresojë për një vend në klasifikim që do të mund t'i siguronte pjesëmarrjen për në play-off. Aktualisht Pescara renditet në pozitën e 8-të të tabelës me vetëm dy pikë më pak se skuadra e vendit të tretë, ndërkohë që në play-off të Serie C kualifikohen pesë skuadrat e para.