AMC, 150 000 euro për Tiranën

Bledar KUKA
"Kompania e telefonisë celulare, AMC, ka interes të nxjerrë logon e saj në bluzën e Tiranës dhe, për këtë, ofron 150 000 euro". Ky është deklarimi më i fundit i një burimi shumë të sigurt brenda klubit bardheblu (por që nuk ka dëshirë të dalë me emër) si edhe i disa burimeve të tjera pranë Tiranës. I menjëhershëm ka qenë mbrëmë edhe mohimi i sekretarit të klubit, Shkëlqim Muca. "Në zyrën time nuk ka asnjë shkresë zyrtare lidhur me një gjë të tillë, - tha ai në linjë telefonike, - madje, mua më duket si një flluskë sapuni". Burimet brenda dhe pranë klubit shtojnë se tek Tirana nuk është pritur shumë mirë një gjë e tillë, ndoshta sepse në bluzën e saj është aktualisht një reklamim, ai i kompanisë gjermane të makinave "Folksvagen" (Ëolksëagen). "Besohet se jo vetëm AMC-ja, por edhe kompani të tjera kanë interes të reklamojnë logon në bluzën e Tiranës, - thanë burimet e mësipërme, - por duket se kjo ide nuk pëlqehet shumë". "Ne jemi të hapur që të vijë jo një sponsor, por madje disa, - ishte përgjigja e Mucës, - ndonëse ju them edhe një herë se gjë zyrtare nuk ka. Natyrisht, unë si sekretar klubi kam interes që sa më shumë sponsorizime të ketë tek Tirana". Si "shtojcë informacioni", burimet e mësipërme deklarojnë se kompania telefonike pretendon të pajisë skuadrën më komplete uniformash të cilësisë më të lartë. Ndërkaq, njëri nga donatorët e kampionëve, Refik Halili, u shpreh se nuk ekziston nevoja për para të tjera. "Tirana nuk ka nevojë për para të tjera, - tha ai, - me buxhetin që siguron katërshja donatore nuk ka asnjë problem financiar