Tare luan një pjesë për Lazion, pak sekonda për Bodanin

Lazio e Igli Tares është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Genoas me rezultatin 2-1, ndërsa sulmuesi shqiptar ka pasur më shumë minuta në dispozicion në këtë përballje. Të parët në epërsi kanë kaluar lacialët me Maurin, porn ë pjesën e dytë dy golat e Borriellos kanë shfuqizuar gjithcka. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është futur në lojë në minutën e 41-të të ndeshjes pas dëmtimit të Tomaso Rochit i cili është detyruar të lërë fushën. Tare ka bërë një paraqitje të kënaqshme, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës sin ë ndeshjen e xhiros së kaluar sidomos për shkak të mosbashkëpunimit të sulmuesit maqedonas Goran Pandev që në këtë ndeshje ka qenë në një ditë të zezë.
Ndërkohë shqiptari tjetër i Serie A, sulmuesi i Livornos Erjon Bogdani ka qëndruar vetëm për pak minuta në fushë në ndeshjen që skuadra e tij e ka fituar përballë Torinos me rezultatin 2-1. Golat janë shënuar nga Tavano për Livornon, ndërsa vendasit kanë shkurtuar diferencën me anë të Bottones. Bogdani është fuitur në fushë në minutën e 90-të në vend të Tavanos.