Tirana voton për Presidentin e ri të SHBA-së
Shqipëria ka treguar një interes jo të vogël për zgjedhjet në Amerikë. Ashtu si gjithë bota ka sytë nga vendi më me ndikim në arenën ndërkombëtare për të pritur nëse do të ruajë linjën radikale me republikanët apo do të sjellë për herë të parë në historinë e këtij shteti një President me ngjyrë, edhe shqiptarët janë të interesuar për atë çfarë ndodh sot dhe nesër në SHBA. Për ta bërë sa më të gjallë ndjekjen e këtyre zgjedhjeve, është organizuar një takim “live” me atë çfarë ndodh në SHBA. Rreth 500 shtetas amerikanë dhe shqiptarë do të kenë mundësinë nesër të votojnë në mënyrë simbolike për zgjedhjet presidenciale në SHBA në mjediset e hotel “Rognerit”, në Tiranë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, do të organizojnë të martën një ceremoni, e cila synon që të mbajë në koherencë publikun shqiptar me zhvillimet zgjedhore në SHBA. Aktiviteti do të nisë rreth orës 10:00 të ditës së nesërme dhe rezultatet e votimit simbolik do të publikohen paraditen e datës 5 nëntor, një ditë pas zhvillimit të procesit zgjedhor në SHBA. Gjatë mbrëmjes do të organizohet edhe një votim simbolik ku qytetarë shqiptarë dhe amerikanë do të votojnë për kandidatin e tyre favorit dhe në mëngjesin e ditës së nesërme rezultati do të krahasohet me rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë. Më pas, takimi do të vazhdojë në mëngjesin e ditës së nesërme së bashku me ambasadën amerikane ku do të bëhet e mundur dhe shpallja e një rezultati paraprak. Pritet të zhvillohen edhe lidhje të shpeshta direkte me CNN-in për të sjellë më nga afër atmosferën elektorale në SHBA.
Rama në Londër, pritet nga zyrtarë të nivelit të dytë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nisur dje drejt Londrës në kuadër të turit të tij ndërkombëtar për hartimin e programit qeverisës të Partisë Socialiste nëse fiton zgjedhjet e 2009-ës. Burime nga PS-ja bënë të ditur se nga data 3 deri në 6 Rama do të zhvillojë takime me laburistët e me specialistë të cilët do të japin mendimet e tyre për hartimin e programit. Megjithatë, fillimi i këtij turi nuk ka qenë shumë i mbarë, pasi burime nga PS-ja thanë se Rama është pritur në Londër nga zyrtarë të nivelit të dytë të Partisë Laburiste në të kundërt me takimet që zhvilloi pak kohë më parë në Itali, ku u prit nga personalitete të rëndësishme të politikës italiane, si Amato dhe D'Alema. Gjithashtu, ai nuk pritet të ketë një takim me homologun e tij të Londrës, Boris Xhonson, edhe pse Rama në këtë tur ndërkombëtar prezantohet dhe si kryebashkiak, duke takuar homologët e tij. Vetë stafi i ngushtë i Ramës është munduar që ta mbajë sa më të fshehtë udhëtimin e radhës për në Londër, duke mohuar kategorikisht se Rama ndodhet jashtë vendit, por në orët në vazhdim i njëjti staf pranoi se Rama ndodhej në Londër, duke pohuar se Rama është pritur nga ministrja e Shtetit, Kerollajn Flint. Përveç asistencës së huaj, brenda partisë është një numër shumë i vogël njerëzish që merren direkt me hartimin e programit, ndërsa publikisht nuk ka ende asgjë të zbardhur. Edhe pse është premtuar se ai do të bëhet publik shumë shpejt, duket se PS-ja i trembet plagjiaturës, se duke filluar me procesin e zbardhjes së tij, i trembet vjedhjes nga partitë e tjera. Pak kohë më parë, Rama zhvilloi takime me të majtën italiane, ku dy ish-kryeministra italianë, Amato dhe D'Alema shpallën Edi Ramën Kryeministër të ardhshëm të vendit.