E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi mjekun, shkon në gjykatë dosja ndaj Strazimirit

Gjykata e Tiranes Tiranë, 3 Nëntor, 12:18, NOA - Ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës, dosja ndaj Agim Strazimirit, i cili akuzohet për plagosjen e një mjeku më 10 prill të këtij viti në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Ndërkohë sipas burimet zyrtare thanë për agjencinë NOA, se së shpejti do të nisë dhe procesi në ngarkim të 35-vjeçarit nga Tirana. Burime nga prokuroria e Tiranës pohuan se akuza përfundoi hetimet ndaj 35-vjeçarit Strazimiri dhe se çështja penale është dërguar për shqyrtim gjyqësor me akuzën e "tentativës së vrasjes". Sipas këtyre burimeve, hetuesit kanë siguruar shumë materiale hetimore mes të cilave edhe mjaft dëshmi për dokumentimin ligjor të ngjarjes në fjalë. 35-vjeçari Strazimiri u arrestua nga forcat e policisë së Tiranës më 10 prill të 2008, pak çaste pasi kishte goditur me sende të forta një mjek në QSUT, i cili kishte realizuar ndërhyrjen kirurgjikale ndaj një të afërmi të tij. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›