E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja

Kurbin, 3 Nëntor, 14:58, NOA - Një adoleshente i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë, në rrethana që ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ndërkohë që vajza ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak, pak orë pas përpjekjeve për të mbajtur në jetë. 18-vjeçarja me inicialet F.C, banore në lagjen numër 4 të qytetit të Laçit nuk ka mundur dot ti shpëtojë vdekjes, edhe pse ndërhyrja që i është dhënë ka qenë e menjëhershme, thanë burime nga spitali, duke sqaruar se shkak për humbjen e jetës është bërë sasia e konsiderueshme e helmit, fostoksinë që kishte gëlltitur. Ndërkaq që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Janë marrë në pyetje familjarët, por ende nuk ka të dhëna për arsyet që e shtynë vajzën ti jepte fund jetës. Familjarët kanë deklaruar se janë të befasuar nga veprimi i saj. Vajza u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët e saj dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit. Por mjekët, duke parë gjendjen shumë të rëndë e nisën në Spitalin Ushtarak për ndihmë më të specializuar. Por as, nga ndërhyrja në Tiranë, nuk mundi të jetonte. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›