E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 vjeç pinte cigare, nëna arrestohet

 

Një 24-vjeçare në Britani, Kelly Marie Pocock, është arrestuar dhe dënuar me 10 muaj heqje lirie, pasi ka lejuar që fëmija i saj 3-vjeçar të pijë cigare. Ngjarja ka ndodhur në Merthyr Vale, një qytezë pranë Glamorgan, Galles. Një mikeshë e gruas, Natasha Dudley, e ka denoncuar këtë fakt duke e dokumentuar atë me një filmim të skenës kur fëmija pinte cigare. Ka qenë vetë familja e vogëlushit që e kishin filmuar atë me telefon në festat e fundvitit të vitit 2007 ndërsa i vogli kishte ndezur një cigare dhe e pinte, mikesha e ka marrë videon dhe e ka dërguar tek shërbimet e asistencës sociale. Ajo ka dëshmuar se ka qenë vetë në atë shtëpi kur vogëlushi ka marrë një cigare dhe e ka ndezur, duke e pirë poshtë kuvertave të krevatit dhe duke marrë nga tavlla e duhanit cigare të ndezura të të tjerëve, duke i thithur sikur të ishte ghest që e bënte prej vitesh. Vale ka kaluar 40 javë në burg dhe për 12 muaj të tjerë do të ndiqet nga asistentët socialë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›