E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana zyrtare, kundër Glover në krye të ODHIR

Situata për zgjedhjen e misionit të vëzhguesve ndërkombëtar të ODIHR-it, për zgjedhjet e 28 qershorit duket se ka hyrë në një ngërç. Drejtuesja e këtij misioni, ambasadorja britanike Audry Glover, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funksionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë kur ajo nga 1994 deri në 1997 ishte drejtoreshë e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë e cila është sërish sot në pushtet ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Glover. Madje sipas eksponentëve të shumicës, raporti i atëhershëm i ODIHR-it, u kritikua edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe jo vetëm nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare shpresojnë në një zgjidhje konsensuale, që mesa duket të përmbajë një tërheqje pa zhurmë të ambasadores Glover.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›