KQZ, kallëzim penal për 135 kryetarë vendorë për shpërdorim detyre

Ristani: Vendorët të dorëzojnë listat paraprake
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërcënon me ndjekje penale 135 kryetarë komunash dhe bashkish me akuzën e shpërdorimit të detyrës, si dhe i bënë apel njësive vendore të dorëzojnë pranë KQZ-së, listat paraprake të zgjedhësve. Ndërkohë që afati për listat përfundimtare të zgjedhësve, ka skaduar prej disa ditësh, kryetarët e disa komunave dhe bashkive sipas kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani nuk kanë depozituar në institucionin zgjedhor as listat paraprake duke rrezikuar kështu tërë ecurinë e procesit. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, Ristani i bëri apel krerëve të njësive të qeverisjes vendore, që të dërgojnë sa më parë listat paraprake të votuesve. Në rast të kundërt, ai përmendi marrjen e masave administrative deri në kallëzim penal për krerët lokalë. Të dhënat, që do të përmbanin numrin e zgjedhësve për qendrat e votimit, numrin e qendrave të votimit dhe numërtimin e tyre. Nga 383 njësi të qeverisjes vendore, 135 nuk i kanë prurë akoma këto të dhëna, duke shkelur ligjin dhe udhëzimin e KQZ-së. Në zbatim të ligjit do të thërrasë një mbledhje tjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marr masa administrative dhe për të parë mundësinë e një kallëzimi penal, sepse mund të ketë dhe elemente të shpërdorimit të detyrës, deklaroi kreu i KQZ-së, Arben Ristani. Precedentë të shkeljes së afateve të kodit zgjedhor, janë denoncuar disa herë nga KQZ.
Udhëzimi për caktimin e partive, objekt debati
Shqyrtimi i projekt - udhëzimit për caktimin e partive politike, të cilave u lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 28 qershorit është shoqëruar me debate në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që edhe pse ishte afati i depozitimit të listave të komisionerëve të KZAZ-ve, dhe konstituimit të tyre, në mbledhjen e radhës, anëtarët e KQZ-së, nuk kanë mundur të përcaktojnë se kujt parti të vogël do ti përkasë anëtari i tretë dhe i katërt i komisioneve të numërimit. Shkak janë bërë rikonfigurimet e fundit në aleancat mes partive, ndërkohë që informacioni i marrë nga Kuvendi ishte ai i 2005, ku Aleanca Demokratike figuronte si parti e majtë. Në mbledhjen e djeshme, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj kundërshtoi projekt udhëzimin dhe kërkoi shtyrjen e shqyrtimit me pretendimin se PAD dhe PDK nuk mund të bëhen pjesë e bllokut të partive, të pakicës parlamentare. PAD dhe PDK nuk mund të rreshtohen në bllokun e partive të pakicës parlamentare, pasi këto njihen botërisht si parti të aleancave qeverisëse dhe parlamentare, veçoi ai. Në të njëjtën linjë debati ka diskutuar edhe nënkryetarja Dëshira Subashi, e cila u shpreh se përcaktimi i shumicës dhe pakicës parlamentare duhet të mbështetet në aleancat aktuale. Përcaktimi i shumicës dhe pakicës parlamentare nuk duhet të mbështetet në zgjedhjet e 2005-ës, por në aleancat aktuale, u shpreh ajo. Pas debatit dhe pushimit prej 15 minutash, me 6 vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për shtyrjen e shqyrtimit të këtij projekt udhëzimi.
KQZ garanton proces zgjedhor sipas standardeve
Në lidhje me garantimin e procesit zgjedhor sipas standardeve, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se ky komision do të garantojë një proces zgjedhor sipas standardeve. Lidhur me këtë, KQZ-ja do të bëjë një përpjekje maksimale për të zbatuar kodin zgjedhor por gjithashtu edhe vetë Kodi Zgjedhor, sipas Ollit ka arritur në nivel të lartë duke përfshirë gjithashtu edhe një mori faktorësh si; listat elektronike, letërnjoftimet elektronike. Ai gjithashtu u shpreh se edhe faktori politik si një element i rëndësishëm për zgjedhjet duhet të ketë një nivel të përgjegjshmërisë të lartë që të zbatojë ligjin dhe padyshim që procesi i zgjedhjeve do të jetë sipas standardeve. Olli gjithashtu u shpreh se edhe pse teknologjia e pajisjeve me kamera përdoret për herë të parë në Shqipëri janë marrë masat për të shmangur çdo lloj defekti.