Ruli në Gjirokastër: Përfshirja e grave në politikë hap i rëndësishëm
Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Genc Ruli ka zhvilluar një takim në Gjirokastër me gratë e këtij qyteti. Sukseset e punës së mazhorancës në këto katër vite dhe përfshirja aktive e grave në politikë, kanë qenë temat kryesore të takimit.
Sipas ministrit Ruli ligji për kuotat e grave në Parlament, është një prej nismave të ndërmarra nga kjo mazhorancë për të rritur pjesëmarrjen e gruas në jetën politike të vendit. Ministri Ruli i ka inkurajuar gratë pjesëmarrëse të angazhohen në fushatën elektorale për të garantuar një të ardhme më të mirë e të sigurt për familjet e tyre. Në fund Ruli ka deklaruar nëse vota shkon për PD-në, ato do jenë më të sigurta për mirëqenien e familjeve për të gjithë shqiptarët.