E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata u merr prindërve fëmijën 4 vjeç, e shfrytëzonin për lypje

Tiranë – Gjykata e kryeqytetit jep vendimin e dytë brenda një kohë të shkurtër për të mbrojtur një fëmijë katër vjeç nga e ëma dhe njerku.

Vendimin e ka dhënë gjyqtarja Elona Gjoka, e cila urdhëron që për periudhën e një viti fëmija A. Rakipi, të dërgohet në shtëpinë e fëmijës në Sarandë dhe të largohet nga e nëna e tij dhe njerku, të cilët sipas qendrës Arsis e kanë dhunuar të miturin, e zhvishnin në orët e natës dhe e linin para lokaleve  për të lypur.

Gjyqtarja thotë në vendimin e saj se as e Jëma, me prejardhje nga Pogradeci, M.Piperi dhe as njerku G.Mustafaraj nuk duhet t’i afrohen në distancën e 100 metrave, nuk duhet t’i flasin dhe as të përpiqen ta kontaktojnë për periudhën e një viti. Në rast të kundër, – shprehet gjykata -, cdo veprim sado i vogël nga ana e tyre përbën vepër penale.

Gjatë procesit të ndjekur nga gazeta IDEA, u vu re që njerku, i cili dhunontë të miturin, ka edhe katër fëmijë të tjerë, të cilët mbledhin se bashku me dy prindërit kanace në Tiranë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›