E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat- Berisha organizon pritje për kabinetin

Tiranë- Me rastin e festave të fundvitit kryeminsitri Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha organizuan një kokteil për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Duke shprehur falenderimet e tij për ministrat e kabinetit, Berisha e ka cilësuar vitin 2011 si një vit të suksesshëm në përmbushjen e projekteve të qeverisë së tij.

Edhe këtë vit, sërish, ambiciet e projektet tona ishin shumë të mëdha, por mendoj se dy procese të mëdha e të rëndësishme patën vend këtë vit: Zgjedhjet lokale jashtëzakonisht të rëndësishme, në të cilat mbizotëroi Kushtetuta, kushtetutshmëria dhe u numërua çdo votë e qytetarëve shqiptarë para kamerave dhe dritës së diellit dhe një proces tjetër, edhe ky jashtëzakonisht i rëndësishëm, ishte censusi që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit shqiptar dhe tregues i tij më kryesor për vitin 2011- u shpreh Berisha.

Ndër të tjera kryeministri Berisha u shpreh se 2012-ta është viti në të cilin duhet bërë gjithçka për ta nderuar në formën më dinjitoze.

“Para kemi një vit tjetër intensiv, një vit, i cili dallon nga çdo vit tjetër, sepse është viti i 100 vjetorit të pavarësisë. Është viti, në të cilin ne duhet të bëjmë gjithçka që Shqipërinë 100 vjeçare ta nusërojmë e nderojmë sa më mirë.- tha Berisha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Festat- Çifti Berisha shpërndan dhurata për fëmijet rom Tiranë- Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha sëbashku me bashkëshorten e...
  2. Festat e fundvitit- Kryeministri Berisha takon fëmijët e fshatit SOS Tiranë- Në aktivitetin e zhvilluar nga fëmijët e fshatit SOS...
  3. Festat e Fundvitit- Berisha, drekë me klerikët Tiranë-Me rastin e festave të fundvitit Kryeministri i vendit Sali...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›