Tiranë/ Shpërthen granata, vdes punëtori

Një person ka mbetur i vrarë nga shpërthimi i një granate. Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit "Dinamo" në kryeqytet kur një punëtor i një firme ndërtimi i identifikuar si Ramadan Xhafa 25-vjeç, ka gjetur një granatë teksa po kryente punimet. Punëtori ka marrë në dorë granatën dhe aksidentalisht dyshohet ta ketë aktivizuar atë. Shpërthimi i granatës ka shkaktuar plagë të rënda te 25-vjeçari, i cili ka gjetur vdekjen pak minuta më pas.
Forca të shumta policie ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Forca të shumta policie ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.