Dënohen funksionarët e Ministrisë së Mbrojtjes
31/07/2009 Shkëlzen Madani së bashku me të pandehurit e tjerë u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë.
Vendimi, Madani dënohet me 1 vit e 8 muaj, 1 milion e 200 mijë gjobë
TIRANË – Ka vazhduar vetëm pak muaj procesi në gjykatën e Tiranës. Ndërsa dje ka marr fund gjithçka. Janë disa ish- funksionar të Ministrisë së Mbrojtjes që dje dëgjuan në gjykatë verdiktin e saj lidhur me akuzat e dhënies së lejes për lëndët plasëse. Mes tyre është edhe Shkëlzen Madani, një prej funksionarëve, i cili ndodhet në proces edhe me grupin e të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit. Shkëlzen Madani u deklarua fajtor dhe u dënua dje me 1 vit e 8 muaj, 1 milion e 200 mijë gjobë dhe një vit pezullim nga funksionet publike. Për të pandehurin tjetër të këtij procesi Ferdinand Hodo u dha 1 vit e 2 muaj dhe 500 mijë lekë gjobë, ndërsa Aurela Çota 10 muaj burg. Për gjykatën i pandehuri Kadri Suli është i pafajshëm. Shkëlzen Madani së bashku me të pandehurit e tjerë u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhënë leje për tregtimin e lëndëve plasëse. Sipas hetimit, dhënia e licencave për tregtimin e lëndëve plasëse është bërë nga ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes duke shkaktuar kështu një skandal të vërtetë. Ka qenë një ankesë e firmës amerikane "Bechtel", që ndërton rrugën Durrës-Kukës, pas humbjes së një sasie eksplozivi që shërbente për hapjen e rrugës. Sipas gjykimit, bëhet e ditur se ky sipërmarrës kishte kontratë për furnizim me dinamit nga një prej subjekteve që kishin licencuar Forcat e Armatosura "Nitromak Albania" dhe sasia merrej në Turqi, ose në depot brenda vendit. Prokuroria pavarësisht të dhënave të para që mori nga firma turke, e nisi hetimin pasi një prej firmat që nuk fitoi tenderin për tregtimin e eksplozivit, bëri ankesë. Prokuroria punoi me përgjime dhe me mënyra të tjera për më shumë se katër muaj për të vërtetuar funksionimin e rrjetit. Sipas gjykatës, provat e akuzës kanë dalë të vërteta dhe se të pandehurit kanë bashkëpunuar për të dhënë leje jo të rregullta. Në këtë mënyrë janë lëshuar jo pak, por 11 leje. Shuma që paguhej për të përfituar të drejtën mendohet të jetë nga 100-200 mijë lekë të reja. Operacioni që mundi të bënte ndalimin e të pandehurve u quajt "NITROMAK". Nga ky operacion ranë në pranga Shkelzen Madani, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve në Forcat e Armatosura, kolonel Kadri Suli, komandant i brigadës së furnizimit, Aurela Çota, përfaqësuese e shoqërisë "Nitromak Albania" sh.p.k. dhe Ferdinant Hodo, administrator i Shoqerise "Geoconsult sh.p.k". Sipas të dhënave që dolën në gjykatë bëhet e ditur se të pandehurit punonin në bashkëpunim me njëri–tjetrin dhe paratë i ndanin mes tyre. Ndërsa skandali u zbulua pasi u pa se në magazinat e shoqërisë “Bechtel” mungonte një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Ndërkohë që shkelje të rënda Shkëlzen Madani ka kryer edhe në procedurat e ngritjes së Fabrikë së Demontimit të armëve në fshatin Gërdec të Vorës, për të cilat ai është marrë i pandehur në dosjen “Gërdeci”.
Shkëlzen Madani, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve në Forcat e Armatosura, ka qenë në krye të komisionit, i cili kishte detyrën për dhënien e licencave për tregtimin e lëndëve plasëse. Madani gjithashtu akuzohet edhe për tragjedinë e Gërdecit dhe është duke u gjykuar nga shkalla e parë për shpërdorim detyre.
Aurela Çota, përfaqësuese e shoqërisë “ Nitromak Albania” u dënua dje me 10 muaj burg. Çota u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë. Ka qenë kjo shoqëri, e cila ka përfituar licencë për tregtimin e lëndëve plasëse dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se ka bashkëpunuar për humbjen e sasisë së eksplozivi në depot e firmës amerikane “Bechtel”.