E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurte nga gjykatat

31/07/2009  Arrestimi i 38 Qefalia u kryer në fshatin Feraj të Tiranës

Vrasja tek dogana, gjykata lë në burg Bashkim Qefalinë

Lirohet me garanci pasurore bashkëpuntori Isa Lusha

TIRANË – Gjyqtari Artan Broci la dje në “arrest burgu” të pandehurin Bashkim Qefalia, 38 vjeç, akuzuar se të dielën në datë 26 korrik në afërsi të doganës, qëlloi për vdekje ndaj shtetasit Artan Allushi dhe plagosi dy të tjerë. Para gjykatës i pandehuri nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndërsa u mjaftua me justifikimin e palës mbrojtëse, e cila tha se viktima e kishte keqtrajtuar. Po dje gjykata la të lirë kundrejt garancisë pasurore ndihmësin e Qefalisë Isa Lusha. Kërkesën për ta lënë të lirë Lushën e bëri akuza kundrejt një garancie pasurore prej 2 milionë lekësh. Bashkim Qefalia, akuzohet si autor i vrasjes së Artan Allushit dhe plagosjes së xhaxhait të tij, Kujtim Allushi dhe djalit Nertili Allushi. Para gjykatës u bë i ditur fakti se Bashkim Qefalia është dorëzuar në polici falë ndërhyrjes së familjarëve, të cilët e bënë këtë gjë për t’i dhënë ndihmën në momentin e duhur. Sipas të dhënave të marra nga gjykata Qefalia ka marrë një plagë në kokë në momentin e përplasjes me armë. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit në periferi të Tiranës në një banesë. Është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në periferi të Tiranës. Ngjarja ishte pasojë e një grindjeje të nisur me grushte dhe dërrasa mes Allushëve dhe Qefalisë, përballë Drejtorisë së Doganave dhe përfundoi në të shtëna armësh. Viktima dhe të plagosurit sipas të dhënave mendohet se e kanë goditur të pandehurin duke e akuzuar se u kishte ngacmuar një vajzë. Mendohet se është pikërisht vajza e të plagosurit Kujtim Allushi ajo që ka qenë në mes të sherrit. Por gjithsesi të gjithë enigmat në lidhje me këtë ngjarje që mori jetën e një djali të ri do të zbardhen në seancë gjyqësore pasi të ketë përfunduar më parë hetimi. Katër ditë më parë policia e Tiranës vuri në pranga 28-vjeçarin Isa Lusha, i cili akuzohet për bashkëpunim, pasi ka larguar autorin e krimit nga vendngjarja. Duke mos duruar poshtërimin, Allushi së bashku me djalin dhe nipin e tij, kanë vendosur që të tre së bashkë të keqtrajtojnë autorin e krimit. Mirëpo ngjarjet nuk rrodhën ashtu si e kishin parashikuar ata, pasi në momentin e sherrit Qefalia ka nxjerrë një pistoletë, duke qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve policia jo vetëm që shpalli në kërkim autorin duke afishuar madje edhe shpërblim për informatorët, por negocioi me familjarët e Bashkim Qefalisq, duke i bindur këta të fundit të bashkëpunonin në dorëzimin e autorit. Aktualisht ndaj 38-vjeçarit janë ngritur dy akuza.

Ngjarja në Laç

Sulmuan policinë, “arrest në burg” për vëllezërit Suti

TIRANË – Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin nuk kishte kompetenca të plotë për të dhënë masën e sigurimit ndaj dy vëllezërve Suti, akuzuar për tentativë për vrasjen e punonjësve të policisë. Pas kësaj faze, ata nisen drejt Tiranës për t’u njohur me masën nga Krimet e Rënda. Vendimi u dha dje nga kjo gjykatë, e cila më pas urdhëroi shoqërimin e të pandehurve në burg. Të pandehurit janë Gentian dhe Artur Suti nga qyteti i Laçit. Ngjarja për të cilën dje dy vëllezërit u njohën me masën e sigurimit ka ndodhur në janar të këtij viti. I pari që ra në prangat e policisë ka qenë Artur Suti. Ndërsa vëllai i tij Gentiani u arrestua 6 muaj pasi kishte sulmuar policinë sepse i arrestoi vëllain. Shkak për të ndaluar të pandehurin Artur Suti është bërë prishja e rendit dhe qetësisë në qytet prej tij pas xhirimit të gomave të motorit. Dje gjykata i ka njohur vëllezërit me masën e sigurimit të marrë më parë dhe me kalimin e kompetencave pranë saj. Ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2009. I vëllai Artur Suti, ndërsa po udhëtonte me një motor tip “Yamaha”, xhironte gomat në rrugët e qytetit të Laçit, duke prishur rendin e qetësinë. Ai u shoqërua dhe u la i lirë, por më pas bashkë me vëllain Gentianin qëlluan për hakmarrje makinën e policisë. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ata janë larguar në drejtim të paditur, ku pas një kohe, punonjësit e policisë kanë arritur ti arrestojnë. Duke qënë se vepra penale q ëata kishin kryer i përkiste prokurorisë së Krimeve të Rënda, materialet për hetime të mëtejshme aktualisht i kanë kaluar specialistëve të kësaj akuze.

I pandehuri Bianko Beqiraj

Vendimi, 10 vjet burg hajduti të grave

TIRANË – Dënohet nga gjykata e Tiranës me 10 vjet burg i pandehuri Bianko Beqiraj akuzuar për grabitjen e disa grave në zona të ndryshme të Tiranës. Ndonëse akuza kërkoi për të pandehurin dënimin me 13 vjet burg, gjykata vendosi t’i ul 3 vjet duke e dënuar me 10 vjet. Sipas gjykatës, fajësia e Beqirajt u vërtetua nga dëshmitë e dhëna para trupit gjykues. Ndërkohë që familjarët janë ankuar duke kërkuar disa herë monitorim të procesit gjyqësor. Akuza me të cilën u dënua dje Beqiraj është ajo e “grabitjes më shumë se një herë”. Sipas vendimit të djeshëm, Beqiraj ka sulmuar disa gra në Tiranë. Në adresë të tij ishin bërë disa kallëzime penale nga gra të ndryshme që u ishte grabitur kuleta. Gjatë gjykimit u bë e ditur se i pandehuri i drejtohet grave me motor i grabiste çantat dhe më pas i rrëzonte ato për të mos u diktuar. Por kjo lojë e bërë nga i pandehuri dështoi kur një prej grave arriti ta dallonte duke i marr targën e motorit. I pandehuri përveçse i rrëzonte i qëllonte në fytyrë. Ndërsa mësohet se Beqiraj kishte kohë që e ushtronte këtë aktivitet në qytetin e Tiranës. Gjatë seancave gjyqësore ka kundërshtuar akuzën duke deklaruar se gratë që e kanë kallëzuar kanë qenë të njohurat e tij dhe ato e kanë bërë për inate personale. Pretendimi i të pandehurit nuk është marrë parasysh nga gjykata. Ka qenë akuza ajo, që gjatë gjithë procesit, ka paraqitur prova kundër të pandehurit. Pas dhënie së dënimit mbrojtja e të pandehurit deklaroi se shumë shpejt vendimin do e apelonte në Gjykatën e Apelit, të në cilën shpreson se do lirojë klientin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›