Bllokohet ndarja e banesave per te pastrehet
31/07/2009 Bllokohet prej njw viti ndarja e hyrjeve nw tw dy pallatet e pwrfunduar
Ende nuk është caktuar asnjë datë për ndarjen e banesave të ndërtuara me fonde të Entit të Banesave dhe fonde të bashkisë së Durrësit për të pastrehët. Ndërkohë që deri më tani janë paraqitur 600 kërkesa të reja. Burimet kanë bërë të ditur se janë dhe rreth 6200 aplikime të tjera të cilat presin strehim që prej vitit 1992. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se tashmë janë 45 apartamentet të përfunduara pas ndërtimit të 2 pallateve dhe që qëndrojnë të pashpërndara prej më shumë se një viti. Fillimisht bashkia dhe këshilli bashkiak pati deklaruar se do të ishte e nevojshme të rishikohej lista dhe të bëhej tabela e saktë e pikëzimit. Nga ky veprim është thënë se do të mund të realizohej edhe klasifikimi i saktë i listës së përfituesve por edhe tani pas më shumë se një viti nga përfundimi i pallateve, asnjë apartament nuk është ndarë. Fillimisht është folur se do të konkurrojnë 250 familje për të marrë strehë në 45 apartamentet me kubaturë 1+1 dhe 2+1. Por ky numër shkoi e u rrit shumë shpejt duke kapur shifrën e 600 aplikimeve. Pas zgjerimit të listës me emra të rinj bashkia e ka lënë mënjanë këtë proces duke mos dhënë asnjë afat për nisjen e shpërndarjes së apartamenteve. Nga ana tjetër nisur nga numri shumë i madh i të pastrehëve dhe pamundësitë financiare të qindra familjeve në Durrës për të pasur strehë të ndërtuar me fondet e tyre, KE ka afruar 3.5 milion euro për të pastrehët e Durrësit. Janë 342 apartamente që do të ndërtohen me këtë fond dhe që mendohet se do të ndikojë në zbutjen e ndjeshme të kërkesave. Numri i të pastrehëve në Durrës është ndër më të lartët në shkallë vendi por nga ana tjetër ka edhe dhjetëra e qindra familje që në pamundësi për të pasur një strehë në pronësi të tyre synojnë të jenë përfitues të apartamenteve me qira. Kontigjenti i parë prej 252 apartamentesh nuk do të kenë të njëjtën kubaturë. Nga ky numër 118 apartamente do të jenë me 2 dhoma e një kuzhinë, kurse 134 apartamente do të jenë me kubaturë 1 dhomë e 1 kuzhinë. Bashkia ka në listën e të pastrehëve 6200 familje që nga viti 1992.