Tiranë Durrës, do të ndëshkohen 20 gjykatës

26/05/2005 Kontrolli në disa rethe nga Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Presioni në gjyqsor, për të ndëshkuar ata që anë bërë shkelje, nuk ka mbaruar. Janë të paktën 20 gjyqtarë të Gjykatave të Durrësit dhe Tiranës, që janë në listën e shkarkimve dhe largimeve nga detyra. Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë përfunduar kontrollin e planifikuar në disa gjykata të shkallës së parë. Ndonëse është bërë një punë voluminoze, nuk kanë dalë ende përfundimet dhe listat me emrat konkretë të gjyqtarëve që janë gjetur me shkelje më të rënda në kryerjen e detyrës. Janë kryesisht shkelje proceduriale.
Shkeljet
Në krye të klasifikimit për shkelje të mëdha janë dy gjykatat, ajo e Shkallës së Parë Tiranë dhe ajo e Durrësit. Këtë fakt e kanë bërë të ditur gjatë një takimi dy inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, Arjan Salati dhe Brunilda Jani. Janë marrë shumë me dosjet e gjyqtarëve. Ndërsa kanë nxjerrë përfundime për Gjykatën e Apelit, për Shkallën e Parë ende nuk ka emra konkretë. Salati dhe Jani shprehen se për vitin që kaloi janë shkarkuar nëntë gjyqtarë, ndërsa për këtë vit fluksi i shkarkimeve ka qenë më i madh. Në "sitë" është futur edhe Apeli. Është shkarkuar për këtë vit gjyqtari Petrit Alia dhe në Apel, nënkryetari Dalip Bushi, ndërsa priten të merren masa disiplinore për një numër më të madh gjyqtarësh. Por ajo që mësohet dhe është vënë tashmë në tavolinat e punës për inspektorët, janë shifrat. Bëhet e ditur se në të gjitha gjykatat që janë kontrolluar, numri i gjyqtarëve që kanë patur shkelje më të rënda, është më i madh se 20.
Kontrolli
Kontrolli është bërë në mënyrë të detajuar. Janë studiuar dosjet e secilit gjyqtar dhe për të gjithë janë nxjerrë gabimet përkatëse. Sipas inspektorëve, gabimet më të mëdha vihen re në çështjet penale, por nuk mbeten pas edhe ato civile. Sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, brenda dy javësh pritet të përfundojë kontrolli i plotë dhe të dalin emrat e gjyqtarëve që kanë patur shkeljet më të rënda. Më pas është ministri i Drejtësisë ai që bën propozimet përkatëse për secilin nga gjyqtarët. Propozime do të ketë për vërejtje me paralajmërim dhe për largim nga detyra e gjyqtarit.
Gjatë inspektimit janë kontrolluar dhe prokurorët
Një inspektim u është bërë edhe punës së prokurorëve në rrethe. Janë kontrolluar rrethet e Korçës, Pogradecit, Vlorës, Përmetit dhe Tepelenës. Prokuroria, sipas inspektorëve, ka shumë shkelje në zbatimin e ligjit, por jo të gjitha ato mund të identifikohen. Kundër prokurorëve që kanë dalë me shkelje, pohojnë inspektorët, janë marrë edhe masa konktrete. Nga inspektimi ka rezultuar se 20 prokurorë kanë dalë me shkelje dhe për ta janë marrë masa konkrete. Shkeljet konsistojnë në mosfillimet e procedimeve penale, mbylljet e dosjeve si dhe në veprime që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe afatet e hetimit.