E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza Berisha Problemet e sigurise te parat per shtetin

Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s nisi sot punimet dy ditore me temë: "Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes".
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli duke përshëndetur një tryezë të tillë vuri në dukje faktin se mbrojtja inteligjente është axhenda e këtij takimi, që vjen në prag të Samitit të Çikagos. Në verësimin e saj, i gjithë rajoni do të adresojë me shumë përgjegjësi këtë axhendë.
Kjo për vetë faktin, se sipas saj, NATO është aleanca më e madhe e lirisë e të gjitha kohërave, është histori suksesi dhe instrument i ruajtjes së sigurisë dhe vlerave.
“Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, kemi të njejtën axhendë, të njëjtat qëllime. Aleanca e Atlantikut na bën të ndajmë të njëjtat vlera dhe interesa, duke luajtur rol kyç për paqen në rajon”, nënvizoi Topalli, gjatë fjalës së saj. 
Gjithashtu dhe Kryeministri Berisha e cilësoi bashkëpunimin rajonal si një moment të rëndësishëm. Sipas tij, problemet e sigurisë janë të parat për shtetin.
"Smart Diffence ka të bëjë me përcaktimin e qartë të prioriteteve dhe qëndrimin pas tyre, ka të bëjë me specializimin, të drejtën dhe kapacitetin e mbrojtës. Ka të bëjë me një përdorim më të ngushtë c’ka bën të mundur një mbrojtje më efikase dhe të sigurtë. Lidhja e saj me krizën nuk është reale, kriza është në çdo kohë. Forcat e armatosura të realizojnë sa më shumë, duke shpenzuar sa më pak”,vuri në dukje Berisha.
Kryeministri e vlerësoi rolin e NATO-s si një rol thelbësor për sigurinë afgane, ndaj dhe garantoi gadishmërinë e forcave ushtarake shqiptare për të kontribuar për sigurinë afgane.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO, David Hobs  u shpreh se "Smart defense" është prioritet para Samitit Çikagos. Sipas tij është i domosdoshëm komunikimi ndërkombëtar për mbrojtjen.
“Është rritur financimi për "Smart defense", pasi baza ekonomike është element kryesorë në këtë fushë. “Smart defense" është një vlerë e rëndësishme, sepse na orienton për çfarë të bëjmë më mirë”, u shpreh Hobs gjatë fjalës së tij në këtë takim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›