E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë; Goditet baza e prostitucionit, nën hetim edhe një minorene



Policia e Tiranës ka goditur një bazë prostitucioni ku janë arrestuar tri persona dhe po ndiqet në gjendje të lirë një 16-vjeçare. Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, finalizuan operacionin e koduar “Nevada”, nga ku vunë në pranga katër persona. Policia ndaloi 26-vjeçarin Alfred Bakia, lindur dhe banues në Krujë, 22-vjeçaren Ç.Th., 22 vjeçe, E.S., 16 vjeçe dhe B.L., të tria banuese në Tiranë. Sipas policisë, ndalimi i tyre u krye pasi dyshohen se në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetaset e sipërcituara siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit në hotel “Nevada”, me administrator shtetasin Alfred Bakia. Operacioni për parandalimin e këtij fenomeni dhe kapjen e tyre, u zhvillua duke realizuar metodat speciale të hetimit, brenda një kohe tepër të shkurtër. Ndaj administratorit të këtij hoteli, u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, ndërsa për shtetaset u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “prostitucionit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›