Tiranë, Policia Rrugore, 123 automjete të bllokuara gjatë muajit tetor
Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash gjatë muajit tetor për disiplinimin e trafikut në kryeqytet si dhe për parandalimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, që janë burim për aksidente. Për këtë muaj raporti i shërbimeve të policisë rrugore ka sjellë në dyert e pikave të bllokimit 123 automjete, shifër kjo në rritje në krahasim me muajt paraardhës. Në këtë kuadër nga shërbimet policore për kundërvajtjet e konstatuara janë vendosur 18.706 masa administrative me gjobë të cilat kapin vlerën e 22.029.500 lekëve. Po ashtu nga ana e komisionit janë marrë 498 vendime me një vlerë prej rreth 4.577.000 lekë. Gjatë këtij muaji strukturat e rrugores kanë marrë masa për pezullimin 238 lejeve të drejtimit nga të cilat 90 raste janë për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, 91 për ecje në sens të kundërt të lëvizjes, 36 raste për pije alkoolike, si dhe 21 raste për shkelje të tjera të dispozitave të Kodit Rrugor. Raporti i bluve të Rrugores për këtë muaj kap shifra në rritje për ndalimin e automjeteve. si dhe për dhënien e masave administrative.