E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kryetari i Këshillit Bashkiak të Vlorës

Është shkarkuar sot kreu i Këshillit Bashkiak në Vlorë Arben Sinanaj, me një mocion mosbesimi. Shkarkimi i tij gjatë mbledhjes së zhvilluar është shoqëruar me debate të shumta. Anëtarët e djathtë dhe ata të LSI-së janë larguar nga mbledhja. 

VLORE-Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës kanë shkarkuar sot, me anë të një mocioni mosbesimin kryetarin e këtij këshilli, Arben Sinanajn, i ardhur në këtë post nga radhët e LSI-së. Me 23 vota pro, dhe një kundër është zgjedhur kryetari i ri, i cili është Kujtim Sulçe. Zgjedhja e kryetarit të ri është bërë vetëm me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë këshill. Anëtarët e djathtë dhe ato të LSI-së, janë larguar nga mbledhja, duke mos marrë fare pjesë në mocionin e shkarkimit. (m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›