Tiranë, aksidentet shkaktojnë një të vdekur e 3 të plagosur
TIRANE - Një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë, ka qenë bilanci i dy aksidenteve të ndodhura gjatë pasdites së mërkurë në rrugët e Tiranës.
Në të dy rastet, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesit e mjeteve që shkaktuan ngjarjet, një prej të cilëve është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në rastin e dytë shoferi mbeti i plagosur në vendin e krimit. Ngjarja e parë ndodhi në rrugën "Myslym Keta", pranë Rrapit të Treshit, kur mjeti i markës "Benz" me targa TR 2652, i drejtuar nga Eshref Duka, përplasi 25-vjeçarin Bart Pavli, 25 vjeç. Viktima ishte duke lëvizur me motoçikletë, ndërsa është goditur e marrë përpara nga drejtuesi i mjetit, duke e lënë të vdekur në vend. Duka ka braktisur të vdekurin në mes të rrugës, ndërsa policia ka identifikuar shkaktuarin e aksidentit, duke e arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. Ngjarja e dytë ndodhi në rrugën "Ali Demi", pranë fushës së sportit. Mjeti i markës "Volksvagen Golf", me targa TR 7063 H, për shkak të një devijimi në rrugë, mori përpara Vjollca Dishën, 52 vjeçe dhe djalin e saj Klaudio Disha, 18 vjeç. Gruaja ka marrë dëmtime serioze në gjymtyrë dhe në trup dhe sipas mjekëve gjendja e saj nuk ishte e mirë. I biri, Klaudio, ka qenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshorti i Vjollcës, i cili nuk ka marrë dëmtime, pasi ka qenë disa hapa larg tyre. Nga aksidenti ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, Klajdi Dervishi, tashmë i arrestuar nga policia për këtë aksident. Në të dy rastet, sipas policisë, shkaktar i aksidentit ka qenë ecja me shpejtësi e mjeteve në tejkalim të normave të lejuara. d.b